Gjermani, Merkel i kërkon shpjegime presidentit Vulf

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje indirekte presidentit Christian Wulff që t`u përgjigjet pretendimeve se ai e ka kërcënuar gazetën më të madhe të vendit, Bild.
Zëdhënësi i qeverisë, Georg Streiter, tha në Berlin se Merkel ka “besim të plotë” se presidenti do t`u përgjigjet në “mënyrën gjithëpërfshirëse” të gjitha çështjeve.
Ai tha se Merkel vlerëson lart punën e Christian Wulff , dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë.
Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff po ballafaqohet gjithnjë e më tepër me thirrjet për dorëheqje për shkak të akuzave se ai ishte përpjekur të pengonte publikimin të një lajmi kontradiktor lidhur me një kredi shtëpie që ai ka marrë në të kaluarën.