Luan Rama: LSI në punë për zgjedhjet lokale
“Duhet zgjidhje përmes dialogut dhe jo përmes rrugës”. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel sot forcave politike në vend e konkretisht kreut te PS-së duke e akuzuar se Rama dhe grupi i tij është në kundërshtim më thirrjet e ndërkombëtarëve.
Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Luan Rama, LSI ka kërkuar realizimin e një tryeze të përbashkët gjithëpërfshirëse të aktorëve dhe faktorëve politike, për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet mes palëve, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, sipas standarteve.
“Sulmet e Ramës dhe Nanos, PS 8 vjet në pushtet me Metën dhe Nanon. LSI në punë në zgjedhjet lokale” tha me tej Rama.