E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: 20 shkurti, dita e lirisë

“20 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit të Enver Hoxhës, është festa e lirisë”. Kështu deklaroi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërsa në një deklaratë për shtyp përcolli emocionet më të mëdha që ekzistojnë për çdo shqiptar gjatë këtyre 20 viteve.

“Një përvjetor i jashtëzakondshëm, pasi ishte diktatura më e egër dhe liria ishte gjeja me e munguar dhe kjo ishte gjeja më e pabesueshme dhe emocionet më të mëdha që ka përjetuar çdo shqiptar”

“Jemi pas 20 viteve, rrënies së diktatorit më të egër dhe më mizor ku në thelb kishte testin mbi qënien njërëzore. Sot përjetojmë lirinë dhe emocionet e demokracisë me kurajo të madhe. Nesër është një festë kombëtare, festa kombëtare e lirisë dhe jam e sigurtë se çdo shqiptar do ta festojë me të njëjtat emocione që bashkon një komb në lirinë drejt së ardhmes” deklaroi Topalli.

Në nder të kësaj dite, sot u hap dhe një ekspozitë për 20 vitet e rënies së simboleve të diktaturës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›