PS: Fikja e dritave, përpjekje për manipulim
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli denoncoi, sipas saj, përpjekjet e dëshpëruara për vjedhjen e votave."Janë fikur dritat në qendrat e numërimt në Elbasan, Pogradec, Korcë, tregon se defekti është përpjekje e dëshpëruar për të vjedhur votat.
I bëjmë thirrje qeverisë të ndalë shëmtimin e procesit zgjedhor. Nuk ka shans të cënohet vullneti i zgjedhësve, as duke bllokuar numërimin. Asnjë përpjekje nuk e fik dot dritën e fitores së "Aleancës për të Ardhmen" në mbarë vendin, tha Kodheli.