Ligsht kundër korrupsionit

Fshehja e pasurisë, shpërlaja e parave, krimi i organizuar dhe aktivitetet mafioze do të vazhdojnë pa u penguar edhe për një kohë në Kosovë. Deri në korrik të këtij viti po ashtu nuk do të trokasë askush në dyert e partive politike për të shikuar financimin e tyre.
Deri më tani këto dukuri nuk janë të ndaluara apo rregulluara me ligj. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ende nuk ka arritur në Kuvendin e Kosovës, derisa Ligji për financimin e partive politike të Kosovës pritet të amendamentohet në korrik të këtij viti.
Në mungesë të këtyre ligjeve, sipas analistëve politikë dhe të ekonomisë, korrupsioni vështirë se mund të luftohet. Madje, sipas Petrit Selimit, publicist, deklarimi i pasurisë së zyrtarëve që marrin pagë nga buxheti i Kosovës nuk vlen shumë. Sipas tij, Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka mekanizma për të hetuar vërtetësinë e këtyre deklarimeve. Por, edhe nëse kjo bëhet, pasuria e zyrtarit nuk mund t’i konfiskohet, ngase mungon infrastruktura ligjore.
“Në formatin prezent të punës, Agjencia kundër Korrupsionit ka pak mundësi që të parandalojë krimin, sepse i mungojnë mjete bindëse ndëshkuese. Po ashtu, problem i veçantë është se nuk ka as mënyrë që pasurisë së deklaruar të politikanëve t’i bëhet kontrolli i prejardhjes”, thekson Selimi.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për paket ligjesh të fuqishme me ndëshkime të larta, që do të reflektonin prioritetin numër një të publikut dhe BE’së sot, e që është luftimi i korrupsionit.
Selimi vlerëson se deklarimi i pasurisë është i mangët nëse nuk ka reperkusione të qarta për gënjeshtër në deklarim, qoftë edhe me përjashtim nga vendi i punës.
“Ligji i sforcuar për qasje në dokumente zyrtare, Ligji për financim të partive politike, Ligji për konfiskim të pasurisë së fituar me korrupsion apo krim dhe dënimi nga gjyqi i aktorëve për të cilët është dëshmuar se janë të korruptuar, janë elemente esenciale në luftën kundër krimit, të cilat nuk i kemi, apo i kemi gjysmë të zbatuara”, shton ai.
Një pjesë e ligjeve janë të bllokuar në Kuvend, derisa disa të tjera ende nuk janë draftuar nga ministritë përkatëse.
“Të gjitha partitë refuzojnë të veprojnë me shpejtësi dhe sinqeritet të duhur, me gjasë sepse secila parti ka “dele të zeza” të cilët do të përfundojnë në burg, herët a vonë”, paralajmëron Selimi.
Ndërkaq, Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, pranon për Express se Kosovës i duhen edhe disa ligje për t’u kompletuar infrastruktura për luftimin e korrupsionit.
“Është Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ne kemi insistuar që të miratohet sa më shpejt edhe Ligji për financimin e partive politike apo edhe Ligjin për ruajtjen e të dhënave personale. Këto, Kuvendi duhet t’i aprovojë”, thotë Preteni.
Pavarësisht mungesës së legjislacionit, Preteni thotë se qysh tash kanë filluar hetimet për vërtetësinë e pasurisë së deklaruar të disa zyrtarëve. Ai pret nga qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë me këtë agjenci. Sipas tij, do të shikohen deklarimet e mëparshme të zyrtarëve dhe do të analizohen informatat e shumta të qytetarëve, të cilat pastaj do të shihet nëse ka dallime mes pasurisë reale dhe asaj të deklaruar.
“Ne i kemi mundësitë ligjore të hetojmë vërtetësinë e deklarimeve të pasurisë. Kemi të drejtën e kontrollimit, edhe pse kemi probleme me staf teknik. Por do të intervenojmë në të gjitha rastet kur gjejmë fakte se nuk po përputhet ajo që është reale dhe asaj të deklarueses”, shton Preteni.
Sipas tij, deri më tani në këtë agjenci kanë ardhur mbi 500 informacione nga qytetarët, ku 350 prej tyre akuzojnë zyrtarë institucionalë për dukuri të ndryshme.
Ndërkohë, Ibrahim Makolli, anëtar i Komisionit parlamentar për legjislacion dhe gjyqësi, thotë se Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ende nuk ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria ende nuk e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës. Ka shumë ligje që i duhen vendit, për shkak të nevojës për të sjellë sa më shumë ligje”, vlerëson ai.
Ai tregon se Ligji për financimin e partive politike tashmë ka kaluar në dëgjimin e parë. Makolli thotë se Ligji pritet që më së largu deri në korrik të amandamentohet. Edhe Makolli vlerëson se këto dy ligje janë shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë, ai është i bindur se edhe kështu ekziston një bazë e mirë ligjore për të luftuar korrupsionin. “Në vend ka një bazë të mirë, ekziston një bazë ligjore për të luftuar korrupsionin, por kjo nuk është kompletuar edhe më tutje”, shton ai.
Ndërsa, Shpend Ahmeti, ekspert i ekonomisë, thotë se Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka më shumë fuqi që ta vazhdojë luftën kundër kësaj dukurie. Sipas tij, mbetet në vullnetin e Prokurorisë që të hetojë raste për të cilat dyshohet se zyrtarët kanë fshehur pasurinë e tyre.
“Një politikan i vlerëson 2 hektarë 15 mijë euro, derisa tjetri 1 hektar 500 mijë euro. Më shumë është pyetja nga është marrë ajo tokë, a ka qenë e trashëguar, nga janë marrë ato vetura, nga janë marrë banesat. Edhe nga janë marrë kursimet 70 mijë euro për 2 vjet, kur e dimë që paga ka qenë kaq e kaq. Tash është detyra e Prokurorisë”, vlerëson ai.
Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme
Ligji i jep mundësi Policisë së Kosovës me vendim të gjykatës t’i konfiskojë pasuritë që janë bërë në mënyrë të paligjshme. Sipas këtij ligji, pasuritë e kriminelëve mund të konfiskohen, pa kompromis, edhe nëse ato janë transferuar te një person tjetër. Miratimi dhe implementimi i këtij ligji është edhe njëri ndër kushtet bazë për liberalizimin e vizave. Shqipëria më 24 janar të këtij viti ka miratuar Ligjin anti-mafi.
“Konfiskimi i të ardhurave kriminale duhet të bazohet në vendim gjyqësor, i cili përcakton se është kryer një vepër penale. Brenda BE-së, shtetet anëtare mund të kërkojnë ngrirje dhe konfiskim të pronës së lidhur me kryerjen e një vepre në cilindo shtet anëtar të BE-së”, thuhet në njërën nga kriteret që ka përcaktuar BE-ja për Kosovën.
Këshilli i Evropës ka miratuar dy konventa mbi konfiskimin e pasurive të kriminelëve. Në bazë të tyre, shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar ligjin për këtë çështje. Në shumë vende, ligji është edhe më i rreptë sesa vetë konventat. Në bazë të ligjit të ri, i akuzuari duhet të tregojë vetë për burimin e të ardhurave, në të kundërtën, do t’i sekuestrohet pasuria. Po kështu, ligji lejon autoritetet e sigurisë t’u jepet kompetencë për të pasur qasje te çdo person, kur niveli i të ardhurave të tij nuk justifikon shpenzimet e shumta, llogaritë bankare apo standardet e një jetese luksoze.