E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi ia dorëzon librat e regjistrimit Ranillugut

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e vizitoi sot Komunën e re të Ranillugut. Me këtë rast, ai ia dorëzoi kryetarit Gradimir Mikiç librat e regjistrimit civil, pasi që edhe në këtë komunë do të fillojë shërbimi për regjistrimin civil dhe të gjitha shërbimet tjera të ndërlidhura me dokumentet dhe regjistrimin e qytetarëve.

Rexhepi e ka njoftuar gjithashtu kryetarin e Ranillugut se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar intensivisht për ngritjen e stacionit të ri policor në këtë komunë.

Ministri Rexhepi u prit nga kryetari Gradimir Mikiç dhe nga përfaqësues të tjerë të kësaj komune. “Temë e takimit të sotëm ishin çështjet e regjistrimit civil, shërbimi i zjarrfikësve, si dhe trajnimet e ndryshme të stafit”, njofton MPB-ja nëpërmes një komunikate për shtyp.

Ministri Rexhepi thuhet se e ka siguruar kryetarin Mikiç se do ta ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që kjo komunë të mund t’u ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›