E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID-i promovon turizmin në Kosovë

Disa nga destinacionet më të mira turistike të Kosovës janë paraqitur në një shtojcë speciale të revistës National Geographic që prezanton “thesaret e fshehura” të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo nismë është zhvilluar nga USAID/Uashington. Destinacionet kryesore të Kosovës u përzgjodhën në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në partneritet me Programin për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) të USAID-it.

Shtojca e revistës National Geographic e titulluar “Ballkani Perëndimor – Toka për t’u zbuluar” thekson destinacionet dhe atraksionet më të mira turistike të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje & Hercegovinës.

Artikulli flet për “46 mënyra fantastike për t’i përjetuar” këto vende dhe premton që “vizitorët nuk ka se si të mos mrekullohen me pasuritë kulturore dhe ndërthurjen plot jetë të popujve, historisë dhe natyrës në këtë kryqëzim të Evropës.”

“Me peizazhin e saj të mrekullueshëm, me male që krahasohen me Alpet, me hotele të drejtuara nga familje që ofrojnë kuzhinë tradicionale, Kosova është një destinacion i ri dhe mahnitës. Nisma e National Geographic do ta bëjë Kosovën një destinacion të udhëtimit në Ballkanin perëndimor. Turizmi mund të lulëzojë dhe të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Patrisia Rader, drejtoreshë e USAID në Kosovë. (KosovaPress)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›