E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama nis sot turneun në Lindjen e Mesme dhe Evropë

Presidenti amerikan Barak Obama niset sot për në Riad, ndalesa e parë e një udhëtimi pesë ditor në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Nesër zoti Obama takohet me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite.

Të enjten ai udhëton drejt Kairos për një fjalim që pritet me padurim drejtuar botës myslimane, që ai do ta japë në Universitetin e Kairos.

Në një intervistë transmetuar dje nga BBC-ja, zoti Obama tha se ai do t'i rikonfirmojë botës se Shtetet e Bashkuara do t'u qëndrojnë vlerave të tyre të rëndësishme edhe kur është e vështirë, jo vetëm kur është e lehtë.   

Presidenti amerikan do të largohet nga Egjipti në drejtim të Gjermanisë ku do të vizitojë kampin e përqendrimit Buhenvald.

Dhe më pas ai do të shkojë në Francë ku do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 65 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore.//kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›