Del makina nga rruga, vdes 23-vjecarja
Korce - Nje e re ka humbur jeten dhe tre te tjere mbeten te plagosur rende gjate nje aksidenti ne qytetin e Korces. Ngjarja u shenua dje ne vendin e quajtur "Kthesa e Cifligut", kur makina me te cilen ishin duke udhetuar 4 persona ka dale nga rruga ne menyre te papritur. Pas daljes nga rruga makina ka perfunduar ne are, por me pare eshte batuar dhe rrokullisur. Per pasoje, nje 23-vjecare, me inicialet Xh. R, qe ndodhej ne makine, ka humbur jeten, kurse tre te tjeret, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit kane marre plage te renda. Ata jane transportuar ne spital, ku sipas mjekeve ndodhen ne gjendje kritike per jeten. "Te demtuar nga aksidenti kane mbetur Erjon Maliqi, 30 vjec, drejtuesi i mjetit dhe dy femra, 58 dhe 28-vjecare, qe udhetonin se bashku", thane burimet e policise. Grupi hetimor i mberritur ne vendin e aksidentit nuk ka percaktuar ende shkaqet e ngjarjes. D. Z