E Diel, 1 Nëntor 2026

Lija e dhenve prek 4 femijene cerdhet e Laprakes

TIRANE- E njohur ndryshe si varicela gjate muajit nentor ka shenuar disa te vegjel te prekur neper cerdhet publike. Sipas specialisteve te Drejtorise se Higjienes se Tiranes dhe qe merren me semundjet infektive gjate muajit nentor jane shenuar 4 raste te femijeve te cerdheve te prekur nga lija e dhenve ose varicela. Ata na shpjegojne se keto nuk jane raste problematike dhe se situata ehste mbajtur nen kontroll. Tre prej ketyre rasteve ishin ne Laprake dhe nje tjeter ne nje nga zonat periferike te Tiranes. Por situata nuk eshte shqetesuese dhe keto jane raste normale. Jane marre te gjitha masat dhe situata ka kaluar pa asnje perkeqesim - na shpjegojne specialistet e DSHP-se se Tiranes. Nderkohe qe vete prinderit na thone se sapo kane konstatuar se femijet e tyree jane prekur nga lija e dhenve i kane mbajtur ne shtepi dhe i kane kuruar per nje periudhe dy javore. Aktualisht situata paraqitet e qete dhe pa ndonje shperthim epidemik nderkohe qe varicela njihet si nje nder semundjet infektive qe kercenon popullaten shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›