Shqiperi- Kosove me3 prill abetarja unike
TIRANE- Abetarja e perbashket qe do te perdoret mes nxenesve te klasave te para te Shqiperise dhe Kosoves do te jete gati me 3 prill te vitit 2012. Jovan Kristiqi keshilltari i ministrit te Arsimit shpjegon se risia qe do te sjelle Abetarja e perbashket do te jete standardi i njejte gjuhesor dhe metoda unike gjuhesore qe do te perdorin shtepite botesuese gjate hartimit te tekstit. Sipas kristiqit pavaresisht varianteve qe do te konkurrojne vetem nje Abetare do te shpallet fituese nga komisioni i vleresimit. Dhe pikerisht ai tekst qe do te plotesoje kushtet e vendosura nga dy ministrite perkatese. Kushti kryesor i vendosur eshte bashkepunimi i nje shtepie botuese te Shqiperise se Shqiperise me te Kosoves si dhe cmimi i ofruar - ka deklaruar Kristiqi. Sipas tij Abetarja e perbashket nuk do te prishe rregullat e tregut ne territorin shqiptar. Kjo Abetare do ti bashkengjitet tre Abetareve ekzistuese alternative ne Shqiperi te cilat perzgjidhen cdo vit shkollor nga mesuesit. Pra alterteksti do te vazhdoje te ruaje vlefshmerine ne Shqiperi - ka deklaruar Kristiqi. Pas marreveshjes se pare per hartimin e Abetares unike pritet qe Kosova dhe Shqiperia te nisin reformat per unifikimin e programeve edhe te teksteve te tjera shkollore. Kjo Abetare do tu ofrohet falas nga Ministria e Arsimit dhe Sahkences edhe femijeve te emigranteve shqiptare qe jetojne e punojne ne diaspore.
shqiptarja.com
shqiptarja.com