E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga vrasesit te Spahosdyshohet vrasje per hakmarrje

FIER - Policia ka arrestuar vrasesin e dyshuar te biznesmenit 40 vjecar fierak Spartak Spaho.
Burimet zyrtare te policise se qytetit konfirmuan se i jane vene prangat Agim Hykes i cili sipas hetimeve te deritanishme dyshohet se ka ekzekutuar me 14 plumba biznesmenin me 1 dhjetor.
Sipas policise pista ku po punohet deri me tani eshte hakmarrje. Kjo nisur nga fakti se babai i Agim Hykes eshte vrare disa vite me pare.

Biznesmeni pronar i nje lokali ne qafen e Koshovices i nje hoteli dhe ndertues u qellua me automatik nga nje makine ne te cilen gjendeshin dy persona duke gjetur vdekjen e menjehershme. Te shtenat plagosen edhe dy kalimtare Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›