E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika dhe Partizani, stervitje ne heshtje para derbit

Partizani i ka lene debatet brenda grupit per te mos e thelluar edhe me shume situaten e rende qe po kalon ekipi ne fillim te ketij kampionati. Trajneri Hasan Lika nuk ka dashur te komentoje perplasjet dhe pakenaqesite me lojtaret, duke thene se ekipi po mendon per ndeshjen e ardhshme derbi. Askush nuk deshiron te komentoje pozitat aktuale te ekipit qe ndodhet ne vend te fundit, ne kuoten e pese pikeve, aq sa Bylisi qe mbyll klasifikimin. Ne dispozicion te Likes, do te jene mbrojtesit Tafaj dhe Paniri, te rikthyer pas skualifikimit. Gjyla luajti si qendermbrojtes ne ndeshjen e fundit, por shkaktoi nje 11 metersh dhe doli me karton te kuq. Ai do te jete mungesa e vetme e Likes ne ndeshjen derbi ndaj Dinamos. Nga kampi blu situata eshte me e mire, pavaresisht humbjes se pesuar ne derbi me Tiranen. "Pikerisht humbja ne nje ndeshje derbi, e ben edhe me te forte synimin tone per te mundur ne ndeshjen e radhes, ekipin e Partizanit. Dinamo nuk mund te pertype dy humbje radhazi, sidomos ne ndeshjet derbi," - thekson Arjan Pisha, kapiteni i Dinamos para sfides se javes se 8-te te Kategorise Superiore. Mbrojtesi Artion Poci pritet te jete ne dispozicion te trajnerit Dalic ne kete ndeshje. Ne rast se Dinamo, e cila ndodhet ne kuoten e 10 pikeve humbet me Partizanit atehere edhe blute do te zhyten ne krize dhe pothuajse do ta kene te pamundur te pretendojne titullin kampion. Synimet e Partizanit mund te veshtiresohen, ne rast se edhe ne kete jave nuk arrihet fitorja.

Tre ndeshjet e ardhshme per Partizanin

Dinamo-Partizani

Partizani- Shkumbini

Partizani-Elbasani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›