Rubena Sukaj, "dhurate" volejbollit amerikan
Mamaja e volejbollistes se ekipit tone kombetar fitoi ne vitin 2004 lotarine amerikane
Kur mamaja e Rubena Sukajt fitoi lotarine amerikane, ne vitin 2004, projekti i zhvillimit te volejbollit ne nje universitet amerikan goditi nje goxha "jak-pot".
Qe kur Sukaj i eshte bashkuar listes se apelit amerikan, ekipi i "Eagles" ka fituar tre tituj ne "Patriot Lige" dhe ka qene prane turneut: NCAA. Ekipi i Sukajt mund te kaloje fazen kualifikuese, ne kete sezon per here te pare ne histori. Per gjithcka, ne ecurine e deri tanishme duhet falenderuar Zana Sukaj, qe fitoi te drejten per te levizur pak vite me pare drejt Shteteve te Bashkuara me bashkeshortin, Qemal dhe vajzen Rubena. Ata lane shtepine e tyre ne Tirane, pas pjesemarrjes ne lotarine amerikane per here te dyte. Cdo vit, 50.000 aplikante, bashke me bashkeshortet dhe femijet e pamartuar poshte moshes 21 vjec, fitojne te drejten per te jetuar ne Amerike, nepermjet sistemit te kompjuterizuar te lotarise amerikane. Kater vjet me pare lotaria nuk ka funksionuar per 17vjecaren, Rubena, e cila sapo kishte mbaruar shkollen e mesme, "Hasim Vokshi" ne Tirane. Trajnerit Berry Goldberg i erdhi shansi ne dore, teksa firmosi me lojtaren e katert shqiptare, qe nga viti 1996. Rubena eshte anetare e ekipit kombetar te volejbollit shqiptar dhe gjithmone ka pasur deshire te vazhdoje studimet e larta. Kishte ndermend te studionte ne Evrope. Por kur familja e saj fitoi karten jeshile, Sukaj iu perkushtua me te shpejte kolegjit, ne SHBA, per te kthyer endrren e saj ne realitet. "Isha e gezuar per kete gje dhe ishte mire, sepse sapo kisha perfunduar shkollen e mesme," thekson Rubena. "Isha gati qe t'i perkushtohesha universitetit. Kisha ndermend te shkoja ne Itali sepse atje jeton vellai im, por po mendoja edhe Francen, pasi do te udhetoja me ekipin kombetar, por kur familja ime fitoi lotarine amerikane, zgjodha Shtetet e Bashkuara."
Rubena Sukaj udheheq "Patriot League" me 284 pike
Gjate dy viteve te para ne SHBA, Rubena renditet mes kryesuesve te Division I, ne pike te realizuara dhe ne sherbime te kryera. Si pjese perberese e volejbollit te se rejave, ne sezonin e kaluar, ajo u rendit e 4-ta ne SH.B.A me 5.49 pike per set dhe 7. 66 sherbime per set. Shifrat e ketij sezoni jane disi me te uleta, por ajo ka lene shenje te pashlyeshme ne Universitetin Amerikan dhe ne rekordet e " Patriot League". Ne nje fitore te siguruar ne Harvard me 12 Shtator, Sukaj u be volejbollistja me e mire, me pike te shenuara duke eklipsuar Army Dean Meklan me 1,718, (1992 to 1995).
Sukaj, rruga nga Tirana drejt Shteteve te Bashkuara
Si shume shqiptare qe largohen drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, edhe familja Sukaj ne fillim u vendos ne "Worcester, Mass, zone me popullsi te gjere shqiptare. Ne kete zone jetonte edhe nje prej miqve te Qemalit, (babai i Rubenes).
Goldberg, gjithashtu ka nje mik shqiptar, i cili ka ardhur ne SH.B.A, ne mes te viteve 1990. Arben Gjino, nje ish-gjyqtar qe mban lidhje me Federaten Shqiptare te Volejbollit kishte marre sugjerimet e duhura nga trajneri i kombetares shqiptare te volejbollit te femrave, qe Rubena, e cila po largohej drejt SH.BA-se, te kishte mundesi qe te stervitej dhe te luante me ndonje ekip, pervec se duhet te shkonte ne shkolles. "Trajneri im i tha Gjinos se do te shkoja ne Shtetet e Bashkuara dhe ai me tregoi per Universitetin Amerikan, per shkollen dhe per ekipin e volejbollit," - thekson Rubena. "Pastaj Gjino foli me trajnerin Goldberg dhe i tregoi per mua. Pas prezantimit me pelqeu shkolla dhe vendosa te shkoja ne D.C. ne vend te "Worcester."
Goldberg njihej me Gjinon qe prej vitit 1990. Bashkeshortja e tij, Olimpia, ne mes te '90 u regjistrua ne ekipin e volejbollit te Universitetit.
"Olimpia bashke me Arbenin iu perkushtuan volejbollit," thote Goldberg. "Arbeni nuk fliste anglisht por deshironte te perfshihej ne programin e volejbollit." Ne vitin e pare Gjino ishte nje vezhgues. Ne vitin e dyte ai u be ndihmes i trajnerit te ekipit "Eagles" dhe solli disa volejbolliste shqiptare qe ndiqnin njekohesisht kolegjin ne SH.B.A. Goldberg menjehere firmosi me dy volejbolliste shqiptare, Edis Bonati dhe Ajola Berisha, ne vitin 1997 dhe ne vitin 1998. Listes iu shtua Eneida Muzaki ne vitin 1999. Keshtu, kur Gjino i tregoi djalit te tij, Leonard, i cili jeton ne Shqiperi atehere ky i fundit i rekomandoi qe edhe Sukaj te ndiqte te njejtin program. "Leonardi i njihte cilesite e Rubenes," - thekson Goldberg. "Mora njohuri te mjaftueshme ne video dhe nga Arbeni. Deri ne kete kohe, ne kemi qene shoke per 10 vjet dhe kam seleksionuar nje numer te konsiderueshem me atlete, Rubena ishte e para qe erdhi ne duart tona, nepermjet kartes jeshile."
Nuk me eshte dashur kohe per Rubenen, qe te provoja korrektesine e Gjinos. Ajo u regjistrua ne kolegj ne Janar te vitit 2005 dhe ishte ne gjendje te stervitej dhe te luante me ekipin e volejbollit "Shqiponjat" gjate veres. Lojtarja shqiptare iu bashkua ekipit me te mberritur. "Rubena mund te godase topin me mjaft shpejtesi," thote Goldberg. "Ajo mund te krahasohet me lojtaret me te mira te vendit ne kategorine ku luan. Ajo mund te kerceje me topin sa nje djale dhe te mbroje shume mire."
Trajneri Goleberg, i mrekulluar nga Sukaj
Berri Goldberg ka perzgjedhur sportiste te ndryshme nga Shqiperia, ne 20 sezonet e fundit. Ajo ka thyer gjithashtu dy rekorde ne ligen ku luan prej dy vjetesh, eshte cilesuar lojtarja e vitit ne "Patriot League" dhe ka te ngjare te fitoje te njejtat medalje kete vit me ekipin e te rriturave. "Per te shkuar ne vend te dyte ose te trete te ketij turi duhet te kemi lojtare te tjera te ketij niveli,' - thekson Goldberg. "Sukaj eshte ne nje nivel te larte dhe mban nje ritem, ne ndeshjet e volejbollit. Me shume se 25 ekipet me te mira te turit tone do te deshironin sherbimet e saj. Ajo duhet te jete mes 100 volejbollisteve me te mira te Shteteve te Bashkuara te Amerikes."
Edhe Alma Kovaci, ne nje kampionat me Rubenen
Ekipi ku luan Sukaj ndodhet me pike te barabarta me "Army", e cila ironikisht drejtohet nga nje trajnere shqiptare, Alma Kovaci, nje ish volejbolliste dhe shoqe skuadre me Rubenen, ne ekipin kombetar te Shqiperise..
Ekipi i "The Eagles" dhe "Black Knights" do te luajne dy ndeshje ne fund te ketij sezoni ne Uashington, D.C., me 24 tetor. Ne Uest Point me 15 Nentor do te luhet finalja e turit "Patriot League".Per Rubenen fitorja e titullit te tete do te jete nje mundesi per te avancuar ne turin "NCAA". "Ajo eshte mes 2-3 lojtareve me te mira te huaja, qe kane luajtur ne ligat amerikane," thekson Goldberg. "Aktualisht jemi te kenaqur qe ne ekipin tone luan nje volejbolliste si Rubena." Me perfundimin e sezonit te volejbollit, Rubena do te diplomohet per finance nderkombetare dhe do te kete mundesi te vazhdoje edhe me tej studimet, por pa lene pas karrieren ne volejboll. Nuk ka ndermend te lere ekipin kombetar te Shqiperise, ose mund te luaje ne ndonje ekip evropian ne te ardhmen.
Amarilda Prenga, e dalluar ne Evrope
Volejbollistja tjeter shqiptare, Amarilda Prenga, pas nje sezoni ne France, kete vit ka kaluar ne Finlande. Ne ndeshjet nderkombetare te ekipit perfaqesues se femrave, Prenga dhe Sukaj rikthehen per te luajtur me ngjyrat kuqezi. "Jane volejbollistet e vetme te ekipit tone kombetar qe luajne jashte vendit," - theksojne drejtuesit e Federates Shqiptare te Volejbollit. "Ne ekipin tone kombetar, i cili arriti nje sukses ne vitin e fundit, Amarilda Prenga dhe Rubena Sukaj jane me te dalluarat per momentin."