Kombetarja pa qendermbrojtes, pritet emri i ri
Kombetarja e Shqiperise pret te konfirmoje emrin e kundershtarit ne miqesoren e 19 Nentorit dhe deri atehere, trajneri Ari Han do te kete bere gati disa ndryshime. Sllovenia, Turqia, ose Sllovakia, jane tre kundershtare te mundshem per miqesoren me kombetaren tone. Stafi i ekipit ka si synim, qe mes dy kandidateve per te veshur fanellen kuqezi, te pakten njeri prej tyre te behet pjese e kombetares ne ndeshjet e mevonshme. Holandezi duhet te testoje disa lojtare ne repartin e mbrojtjes, me qellim qe ekipi te jete i kompletuar ne eliminatoret e ardhshme. Ari Han ka folur disa muaj me pare se do te kete ndryshime te medha, por asgje nuk ka ndodhur deri tani. Nje ose dy futbolliste te rinj do t'i bashkohen formacionit kuqezi, per te kryer nje test paraprak. Burime prane ekipit tone kombetar theksojne se edhe lojtare te kampionatit tone mund te veshin fanellen kuqezi, te pakten per t'u testuar nga trajneri holandez. Pas ndeshjeve te fundit jashte fushes sone, ku edhe pse barazimi me Portugaline eshte cilesuar si suksesi me i madh i kombetares ne vitet e fundit, kuqezinjte kane pasur mundesi per me shume. Humbja 2-0 me Hungarine evidentoi disa te meta, kryesisht ne repartin e mbrojtjes. Ka kohe qe kombetarja jone nuk luan me nje qendermbrojtes te mirefillte. Debatik Curri eshte duke e mbajtur nje pozicion te tille te ekipi kombetar, ngaqe nuk ka nje tjeter ne kete rol. Roli i qendermbrojtesit nuk eshte pozicioni i tij ideal. Keshtu, stafi drejtues i kuqezinjve eshte duke vezhguar nje lojtar tjeter, qe do te luaje ne qender te mbrojtjes, per ndeshjet e mbetura eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010" . Ish -mbrojtesi vlonjat, Geri Cipi, qendermbrojtesi i fundit ne pozicionin natyral te ekipi kombetar, pas largimit nuk ka lene nje pasues ideal. Vazhdon te mbetet problemi kryesor ai i qendermbrojtesit te kuqezinjte. "E kam ndjekur ekipin kombetar, edhe pasi jam larguar. Pavaresisht se nuk ka qene ne rolin e tij, mendoj se Curri e ka bere mire detyren ne qender te mbrojtjes," - shprehet Geri Cipi. Shtatlarti qendermbrojtes i Shqiperise, Geri Cipi ishte i fundit qe luante ne rolin e tij natyral. Pas largimit te vlonjatet, ne qender te mbrojtjes sone nuk ka pasur nje lojtar te mirefillte qe te luaje ne pozicionin e tij.
A. Muraci
Oferta
Mbrojtesi i Bokumit, Margim Mavraj ka marre nje oferte nga drejtues te FSHF-se qe ne miqesoren e radhes te veshe fanellen kuqezi. Por jane duke u shqyrtuar edhe emra te tjere. E sigurt eshte se formacioni kuqezi do te kete ndryshime para miqesores se 19 Nentorit.
A. Muraci
Oferta
Mbrojtesi i Bokumit, Margim Mavraj ka marre nje oferte nga drejtues te FSHF-se qe ne miqesoren e radhes te veshe fanellen kuqezi. Por jane duke u shqyrtuar edhe emra te tjere. E sigurt eshte se formacioni kuqezi do te kete ndryshime para miqesores se 19 Nentorit.