E Diel, 1 Nëntor 2026

Lily Allen do të bëhet nënë



Këngëtarja Lily Allen dhe i dashuri i saj Sam Cooper do të bëhen prindër. Lajmin e lumtur e kanë ndarë me miqtë edhe shokët, ”Nuk mundemi as ta përshkruajmë se sa të lumtur jemi”, ka deklaruar Lily. Këngëtarja dhe Cooper janë në lidhje që nga viti i kaluar dhe se janë shokë që nga fëmijëria. Lily shumë herë ka pranuar se “Cooper është dashuria e jetës, dhe se ai gjithmonë do të kujdeset për mua”, ka përfunduar e lumtur Lily.

Jessica Alba, duket mrekullueshëm

Bukuroshja Jessica Alba ka bërë foto të reja duke pozuar për revistën austriake FHM, dhe se nuk i duhet shumë që të tërheq vëmendjen e medieve. Mjafton që të vesh rroba të zeza dhe ti drejtohet objektivit të fotografit. Jessika kohëve të fundit më shumë është përkushtuar rreth familjes së saj burrit dhe vajzës së vogël. Si duket mjaft ka qëndruar në familje sepse kanë filluar ti mungojnë aktivitetet profesionale dhe se shpejt do të dalin filmat e saj të ri "The Killer Inside Me"dhe"Little Fockers".

David Beckham, bar me emrin “The Queen Vic”

David Beckham sipas mediave amerikane po planifikon ta hapë një lokalë anglez në Los Angeles dhe do ta quaj me emrin “The Queen Vic”, sipas gruas së tij Victoria.

Beckhami planifikon që këtë lokalë ta hapë në bashkëpunim me kuzhinierin e njohur Gordon Ramsay dhe se kjo ide i pëlqen Victorias. ”Ai dëshiron që në lokalë të shërbehen patate të fërguara, peshk, mish pule, si në lokalet angleze". Njëra nga gjërat që i mungojnë më së shumti janë pikërisht lokalet angleze.

Lori: “Nuk je ti”

Një këngëtare, e cila sa herë që shfaqet sjellë freski dhe veçanti, përmes stilit dhe këngëve që realizon, ajo nuk di të ndalet së punuari, gjithmonë sjell në treg këngë të veçanta. Është kjo këngëtarja nga Shqipëria Lori e cila kësaj radhe realizon këngën e cila titullohet “Nuk je ti” .

Eva Mendez, ndjehet si në shtëpi

Aktorja, Eva Mendez, adhuron të punojë në filmin e saj më të ri, “The other guys”, sepse ajo ndjehet si “në shtëpi”gjatë xhirimeve. 36-vjeçarja, luan përkrah yjeve të Hollivudit, Mark Welberg dhe Will Ferrell, në një komedi me policë dhe ka bërë të ditur se asnjëherë më parë nuk është ndjerë kaq mirë gjatë orëve të punës. “mendoj se ka shumë të bëjë me atë se me kë ke të bësh gjatë punës. Asnjëherë më parë nuk jam argëtuar kaq shumë se sa gjatë realizimit të këtij filmi dhe nuk e them këtë vetëm sa për sy e faqe”, - është shprehur aktorja. Ajo ka shtuar se këtu ndjehet si në shtëpi dhe kjo falë bashkëpunëtorëve, me të cilët kalon më shumë se 12 orë në xhirimet e filmit.

Ardiana Rama rikthehet në skenë përsëri

Pas një pauze disa vjeçare, këngëtarja Ardiana Rama ka filluar karrierën muzikore me këngën e re “Baby Boy”, të cilës ia ka bashkëngjit edhe klipin, ndërsa tekstin e ka shkruar Blero. Ardiana ka thënë për Kosovapress se për shkak të arsyeve private kishte vendosur mos të merret më me muzikën. Por ajo nuk qëndroi gjatë pa muzikën pasi që muzika është pasion që i jep satisfaksion dhe thotë se është kthyer shumë më e fortë se atëherë. Kënga “Baby Boy” i kushtohet një djaloshi, por Ardiana thotë se teksti nuk ka të bëjë me jetën e saj private. Ndërkaq, sa i përket klipit, xhirimet e të cilit kanë zgjatur dy ditë, ajo thotë se ishte një përvojë e mirë me produksionin “Pixels”. “Ndoshta publiku nuk më njeh shumë, por ata që merren më muzikë e dinë kush jam dhe çfarë planesh kam”, ka thënë Ardiana. Ardiana ndalet edhe te festivalet që sipas saj janë një formë e mirë për të arritur deri te fama dhe premton që edhe në të ardhmen do të jetë pjesë e ndonjë festivali që ia vlen. Ndryshe, Ardiana ka filluar karrierën e saj në muzikë në vitin 2002 dhe tashmë ka disa këngë. Ajo ka marrë pjesë edhe në disa festivale siç janë Show fest 2004, Top Fest 2, Top Fest 3 dhe Top Fest 6.

Seldi: Domenika shpif gjërat për homuseksualitetin

Njëri nga protagonistët e Big Brother Albanian 3, i cili pak ditë më parë u akuzua nga ish e dashura, Dominika, për një aferë homoseksuale, Seldi, ka dalë publikisht për të hedhur poshtë pohimet e saj dhe për të rrëfyer versionin e tij për atë që ndodhi në lidhjen mes tyre. “Së pari, dua t’i kërkoj falje publike kolegut tim, mikut tim, vëllait tim, këngëtarit Sinan Hoxha, i cili ra viktimë e historisë sime famëkeqe. Së dyti, nga e gjithë kjo histori nuk më vjen keq aspak për atë çka Domenika trillon dhe shpif në lidhje me preferencat e mia seksuale, përmes fotove të montuara”. “E vetmja gjë që më vjen keq është që Domenika nuk e pranoi që ma preu ëndrrën për të qenë baba, duke abortuar fëmijën tim”, tha Seldi për Gazeta Shqiptare. Ai shtoi se kishte bashkëjetuar dy javë me Domenikën në shtëpinë e saj, me të dalë nga shtëpia e BBA 3, ndërsa pas dy javësh, sipas tij, ajo filloi të ndryshonte qëndrim, sidomos për shkak të pretendimeve të Seldit për karrierë muzikore.
Seldi thotë se vendosi që të ndahej nga Domenika, kur ajo nuk pranoi të mbante fëmijën nga shtatzënia me të, me pretekst se ajo ende është e re dhe e ka jetën përpara. Sipas Seldit me këtë veprim ajo e vërtetoi se nuk e ka dashur kurrë atë, ndërsa demantoi kategorikisht fotot e publikuara që e shohin atë me Sinan Hoxhën, duke thënë se ato janë montime.

Kelly Brook bënë foto për Reebok

Kelly Brook, ka bërë disa foto për revistën Reebok, si edhe shumë herëve tjera më parë, Ajo edhe këtë radhë ka arritur me sukses që ti mbledh meshkujt për rreth saj, si dhe të tërheqë vëmendjen e shumë revistave dhe mediumeve të ndryshme. Ajo ka pozuar për Reebok duke reklamuar kostume të larjes të EasyTones.

6 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›