E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Campbell dëshmon në Hagë kundër ish-presidentit të Liberisë



Super-modelja Naomi Campbell, ka pohuar dje në procesin e Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë, kundër ish presidentit të Liberisë, Charles Taylor, se ajo kishte marrë “disa gurë të vegjël të lëmuar”, pas një darke me zotin Taylor. Super-modelja Campbell tha se ajo nuk e kishte ditur identitetin e njeriut, i cili e takoi natën dhe tha se e kishte një “dhuratë” për ju , duke i dhënë asaj një qese të vogël. Ajo theksoi se nuk kishte pasur ndonjë letër përcjellëse, që do të ishte indikacion se nga kush ishte ajo dhuratë. Campbell tha se këta gurë ajo ia kishte dhënë një organizate humanitare në Afrikën e Jugut dhe më vonë kishte mësuar se ata gurë ishin diamante të papërpunuara. Prokurorët e kanë ftuar super-modelen Naomi Campbell për të dëshmuar lidhur me një dhuratë që ajo e kishte marrë në vitin 1997 pas një darke të Nelson Mendelës në Afrikën e Jugut. Ish presidenti i Liberisë, Charles Taylor, është i akuzuar se ka marrë diamante të papërpunuara nga kryengritësit në Sierra Leone, një muaj para darkës së përmendur dhe i kishte përdorë ata për të blerë armatim për kryengritësit në Afrikën e Jugut. Zoti Taylor e refuzon pohimin se ka marrë diamante nga kryengritësit ose se ndonjërin ia ka dhënë super-modeles Campbell. Prokurorët po përpiqen të tregojnë se zoti Taylor kishte diamante të papërpunuara, një muaj pasi ishte vizituar nga kryengritësit dhe një muaj para se junta kishte pranuar një anije të madhe me armatim nga Afrika e Jugut. Aktorja Mia Farrow, e cila po ashtu kishte marrë pjesë në darkën e vitit 1997, do të dëshmoj në gjykatë të hënën. Ish presidenti Taylor akuzohet lidhur me konfliktet në Liberi dhe në Sierra Leone, nga të cilat u vranë më se 250 mijë njerëz.

6 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›