E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm

(E plotësuar)  Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtaret e tij janë shpallur të pafajshëm nga gjykata, ndërkohë lirimi është pritur me brohoritma nga shumë simpatizant të tij.

Gjykata sot për here të dytë e shpalli të pafajshëm Çelikun e UÇK-së. Ai është liruar nga të gjitha akuzat për krime të luftës, me të cilat akuzohej nga prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Malcolm Simons i EULEX-it, deklaroi se në raport me Limaj nuk kishte asnjë argument fajësues dhe se të gjitha provat e vërtetuan pafajësinë e tij. Pas më shumë se tre vjet përballjeje me akuza tepër të rënda dhe të paargumentuara ndaj Limaj më në fund e fitoi pafajësinë e dytë në këtë rast.

Ne mbrojtja e tij, deklaroi avokati Tom Gashi, e konsiderojmë fitore të Limajt dhe fitore të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Në këtë rast u vërtetua se kur nuk ka implikime nga jashtë drejtësia triumfon, deklaroi Gashi.

Bashkë me Fatmir Limaj të pafjahsëm janë shpallur edhe Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku.

I pari që e ka mirëpritur lirimin e tij është kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

“Me rastin e lirimit të Fatmir Limajt dhe the tjerëve nga akuzat e padrejta, Të liruesve ju dëshiroj më të mirat në jetë, punë e familje! Urime!”, ka shkruar Krasniqi në facebook, dy minuta pas marrjes së verdiktit ndaj tyre.

............

Në orën 14:00, ka filluar procesi ndaj gjykimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Trupi gjykues është i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtare vendore, sot ata do të shpallin aktgjykimin përfundimtar për të akuzuarit në rastin “Kleçka”, pas rigjykimit që ka zgjatur me shumë se gjashtë muaj dhe mbajtjes dhjetëra seancave gjyqësore.

..................

Trupi gjykues në rastin "Kleçka" pritet të shpallë aktgjykimin përfundimtar për Limajn dhe nëntë ish bashkëluftëtarët e tij.

Aktgjykimi pritet të shpallet në orën 14:00. Avokati i Limajt, Tomë Gashi beson se Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij do të rishpallen të pafajshëm.

Avokatët mbrojtës vlerësojnë se nëse do të respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim, ai lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët. Derisa, ekspertë ligjor thonë se duke parë lëndën dhe provat e paraqitura, patjetër se për të akuzuarit e rastit “Kleçka” do të duhej të vinte vetëm aktgjykimi lirues.

Tomë Gashi, avokati i Fatmir Limajt, shprehet i bindur se duke i marrë për bazë provat e administruara në rigjykimin e këtij rasti, dhe nëse respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim për Fatmir Limajn dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, e ai është lirues./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›