E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet e veriut shtyjne ldquoKuvendinrdquo

Serbët e veriut të Kosovës, pas bisedimeve me krerët e shtetit serb, kanë vendosur ta shtyjnë themelimin e të ashtuquajturit “Kuvend të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”.

Sipas të përditshmes serbe “Novosti”, kështu janë marrë vesh kryetarët dhe delegatët ilegalë të komunave të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut, nga të gjitha partitë që janë pjesë përbërëse e pushtetit republikan. Për themelimin e “Kuvendit”, në punën e të cilit do të duhej të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të jugut, janë pajtuar Partia Demokratike e Serbisë, Partia Radikale Serbe, një pjesë e Partisë Socialiste Serbe, si dhe Këshilli Nacional Serb. Veriu i KosovësVuçiç viziton veriun e KosovësKomandanti serb në veri të Kosovës Serbët e veriut: Do çlirojmë Kosovën Megjithatë, shumica ka vendosur për shtyrjen e themelimit të “Kuvendit”, pasi nga zv.kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë marrë porosi se ky nuk është momenti i duhur për një hap të tillë. Projekti i serbëve të veriut lindi pasi ata refuzojnë marrëveshjen e 19 prillit mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, pavarësisht se ajo parashikon krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Liderët ilegalë serbë në veri të lumit Ibër deklarojnë se nuk do ta pranojnë kurrë pushtetin e Prishtinës dhe për këtë arsye kanë planifikuar krijimin e Kuvendit në fjalë. Marrëveshja e Brukselit parashikon që për pakicën serbe në veri të jepen financime nga Beogradi, që për sigurinë e tyre të kujdesen KFOR dhe EULEX dhe që FSK-ja të mos hyjë pa pëlqimin e tyre. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›