Limaj mbetet në arrest shtëpie, refuzohet kërkesa e prokurorisë
PRISHTINE – Gjykata ka refuzuar sot kërkesën e prokurorit Maurizio Salustro, që Fatmir Limaj të rikthehet në paraburgim. Me vendim të trupit gjykues, që kryesohet nga gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons, Fatmir Limaj do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie.
Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë akuzohet për krime lufte, tashmë të njohur si “Rasti Kleçka” .
Siç është bërë e ditur seanca e radhës gjyqësore për rastin “Kleçka” do të zhvillohet më 23 prill, kur pritet të paraqitet dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë me shifrën ‘A’.
Në këtë proces të përsëritur gjyqësor në vend të 43 dëshmitarëve të propozuar paraprakisht, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që numri i tyre të reduktohet në 13.
(er.nu/koha/BalkanWeb)