E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tashmë piruni mund t'ju mësojë si të hani shëndetshëm

SHBA - Nëse keni dëshiruar të ekzistojë një pajisje ose vegël, e cila t’ju mundësojë të hani në mënyrë të rregullt dhe delikate, atëherë piruni më i ri HAPIfork duhet të jetë për ju dhe tani mund ta keni në duart tuaja.

Piruni, i cili duket dhe ndihet si një furçë elektrike dhëmbësh, është projektuar të lëkundet në gojën tuaj, nëse hani shpejt. Ai ngarkon informacionin e tij në një aplikacion nëpërmjet lidhjes Bluetooth ose në laptopin tuaj nëpërmjet portës USB, duke ju dhënë një grafik të bukur të numrit të kafshatave që merrni gjatë çdo vakti.

Teoria, bazuar në një numër të madh studimesh: ngrënia ngadalë dhe shëndetshëm është mirë për sistemin tuaj tretës, peshën dhe shëndetin e përgjithshëm. Shpikësi francez i HAPIfork Jacques Lepine shprehet se ai është motivuar nga një incident në vitet ’30, ku ai mendonte se pësoi një ‘infarkt’ në zemër. Mirëpo doli që ishte ‘zbaticë’ acidi nga e ngrëna shpejt.

HAPIfork fitoi një çmim risi në shfaqjen Consumer Electronics në fillim të këtij viti. Që nga e mërkura do të jetë në dispozicion në rrjetin Kickstarter. Çmimi: 89$ për 2,500 përdoruesit e parë të Kickstarter dhe 99$ më pas (edhe për shitjet me pakicë).

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›