E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri identifikon problemet e “Dodonës”

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri së bashku me ekipin e tij vizitoi sot lagjen Dodona.

Ekipi i Tahirit gjatë gjithë kohës ka marrë shënime për problemet më të cilat po ballafaqohen banorët e kësaj lagjeje.

“Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve me banorët e lagjeve të Prishtinës për tu njohur nga afër me problemet dhe pengesat që ata ballafaqohen çdo ditë. Qëllimi i këtyre vizitave është ti bëjë qytetarët hisedar të përpilimit të një program i cili merr për bazë kërkesat e tyre bazike dhe buron drejtpërsëdrejti nga nevojat që kanë këto lagje”, ka thënë Besnik Tahiri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›