E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj më 20 shtator në Prokurori për korrupsion

PRISHTINË- Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, më 20 shtator do të paraqitet në Prokurori ku do të përgjigjet ndaj akuzave për korruspison.

Ndaj ish-ministri Limaj ngrihen akuza për korrupsison në kohën kur ai zotëronte funksione shtetërore.

Lajmin e bën të ditur avokati i Limaj, Tomë Gashi i cili deklaron se pritet të publikohet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e imunitetit të deputetit.

Mediat vendase bëjnë me dije se zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka mohuar të jetë përcaktuar ndonjë datë për dhënie të sqarimit nga Gjykata, duke mos preferuar të japë hollësi të tjera mbi procesin.

Sqarimi i Gjykatës për imunitet pritet të përcaktojë procedurat ligjore, të cilat do të ndiqen në rastin e çështjes ‘Kleçka’, përfshirë edhe fletarrestimin për deputetin Fatmir Limaj.

Nëntë ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rastit ‘Klecka’, ngrihen akuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›