Bumçi: Rama lexon mbrapsh rezolutën e KiE

Pas deklaratës së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama se opozita do t'i rikthehet protestave nëse tryeza e Presidentit mes PS-PD nuk do të japë rezultat, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi ka deklaruar se thirrjet për protesta të Edi Ramës nuk i imponojnë asgjë mazhorancës.
Deputeti Bumçi theksoi se kryesocialisti Rama lexon mbrapsh rezolutën e Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Ai pohoi se qeveria pranon pikë për pikë rezolutën e KiE.