E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Basha: Nesërmbiemrin Rama, dobanojmë me qera

TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij e ardhëshme, Linda Basha kanë dalë dje, për herë të parë publikisht së bashku. “Linda është gjysma ime më e mirë”, është shprehur Rama, gjatë një interviste, në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla. Ndërsa Linda Basha, ekspertaj dhe pedagogia e Ekonomisë e ka vlerësuar figurën e kreut socialist si një njeri “të thjeshtë dhe të komunikueshëm”, por ka premtuar se ajo nuk do të bëhet pjesë e politikës. Mbrëmë janë zbuluar edhe disa nga detajet e ceremonisë që do të zhvillohet ditën e dielë, në orën 16:00 deri në 18.30, te Xibraku me shumë të ftuar. Geraldina Sposa është duke arreduar mjedisin, ndërkohë muzika e hapjes do të jetë klasike e më pas do të ketë këngë të Çelentanos, Batistit, etj. edhe unazat e martesës janë blerë tashmë nga çifti tek argjendari “Pirro”. Pronari i argjendarisë tha se unazat kanë një stil të veçantë, shije e Ramës, por nuk do të jetë një unazë ekstravagante. Dëshmitare e dasmës së çiftit do të jetë Liri Begeja, e cila ka realizuar këngën “Tirona jonë” që Rama e këndon me grupin Uest Side family. Ushqimet do të jenë internacionale, por edhe tradicionale shqiptare, por këto në formën e një kokteili shoqëruar me verë e shampanjë.
Ju uroj për vendimin tuaj. Zonja Basha jeni pak me emocione?
Nuk është e lehtë të jesh në një studio televizive. Gjatë gjithë ditës kam patur ndjesinë e nxënësit para provimit. Kisha atë ndjesinë që s’do dija si t’i përgjigjesha pyetjeve tuaja.
Edhe ju duhet të keni emocione?
Unë të sigurj që edhe pse e kam për të disatën ëhstë hera e parë që provoj emocione të tilla dhe kam emocione si për herë të parë
Ç’do të ndodhë me mbiemrin tuaj?
Linda Basha: Unë do ndjek traditën shqiptare. Të gjithë e dinë traditën shqiptare. Jam tradicionale.
Zoti Rama jeni kryetar i Bashkisë së Tironës dhe keni zgjedhur një goc Tirone. Dashuria është e verbër..?
Dashuria e verbër dhe sytë e hapur bënë një zgjedhje të goditur.
Si e ke njohur Edi Ramën dhe si ka evoluar nga një njohje në një raport që përfundon në martesë?
Kontakti im i parë me emrin e Edi Ramës ka qenë para viteve 1990. Në atë kohë unë kam qenë e sapodiplomuar në Universitetin e Tiranës. Dëgjonim shpesh për ngjarjet që ndodhnin në Akademinë e Arteve dhe emri i Edit qarkullonte shumë në këto zhvillime. E më tej pikërisht në atë kohë filluan shkëndijat e para edhe të publicistikës së Edit, të cilën unë e kam pëlqyer gjithmonë. Për herë të parë, jemi takuar atëherë, kur Edi filloi të ndryshonte Tiranën. Marrëdhënia jonë ka avoluar si çdo marrëdhënie që kanë nevojë dy njerëz për tu njohur me njëri-tjetrin.
A mund të na thoni dicka për Linda Bashën?
Linda Basha: Siç është thënë shumë në media unë kam lindur në një familje shumë të thjeshtë tiranase. Ka qenë një shtëpi me një avlli, pranë Liceut Artistik. Oborri i asaj shtëpie ka mbetur i dashur për memorjen time, aty kishte hurma, kajsi, kam patur një gjysh shumë të mirë. Dhe e gjithë fëmijëria ime ka kaluar si përrallë. Kam një vëlla dhe një motër. Babi im ka luajtur korno, një vegël muzikopre, pra ka qenë instrumentist. Mamaja punëtore në Kombinatin e Autotraktorëve. Të dy prindërit na thonin që të punonim të bëheshim të zotët e vetes. E para gjë që kam dashur ka qenë të punoj dhe puna më e mirë që kam bërë ka qenë të mësoj. Babai veçse bënte instrumentin në orkestër, bënte edhe personin që merrte edhe partiturën dhe gjatë gjithë natës e ndante në parte për çdo instrument. Unë këtë e kam si një nga kujtimet e mira të fëmijërisë time. Nëna ime ka qenë ashtu si shumë nëna shiqiptare dhe unë kam një debulesë për nënat. Ajo ka qenë modeli perfekt i familjes. Ajo na ka dhënë modelin e njeriut që punon dhe që arrin gjërat.
Kam përshtyjen që keni shkruar në shumë se bashkëshorti juaj i ardhshëm?
Unë e kam patur pasion të shkruarit. Ndaj thashë që publicistikën e Edit e kam dashur shumë. Për shkak të politikës Edi e ka lënë pak pas dore. Unë vetë kam dëshirë shumë të lexoj, të shkruaj, të studioj. Për këtë arsye menjehërë pasi kam mbaruar fakultetin e Ekonomisë dhe masterin kam qenë shpeshherë pjesë e rrjeteve ku janë diskutuar zhvillime. Nuk kam pushuar aspakt së bëri rolin e nxënëses së mirë.
Zoti Rama, gjithmonë në publik keni patur një grua të fortë, Anetën. Ajo e ka dhënë bekimin e saj në një deklaratë në media. Si e njeh ajo zonjën Basha?
Nëna ime nuk ka dhënë një bekim publik. Ajo ka qenë e bombarduar nga kërkesa për të folur. Nuk e ka shijuar një gjë të tillë, për faktin që kjo është jeta jonë private, megjithatë në një rast, një gazetareje i ka shprehur lumturinë e saj për këtë fakt. Ajo e njeh Lindën dhe e çmon, padyshim ka thënë atë që ajo mendon. Është edhe e lumtuar për këtë ngjarje shumë të jashtëzakonshme në jetën time, në jetën e familjes time.
Ju edhe në mesazhin që shpërndatë në orët e vona, latë të kuptohej sa diskrete ka qenë kjo ngjarje, sepse edhe vëllait tuaj Olsit s’ja kishit thënë. Si e priti ai?
Olsi nuk çuditet më nga unë. U bë një kohë e gjatë që ai është një mbështetje e jashtëzakonshme morale dhe shpirtërore për mua. Është fat të kesh vëlla Olsin. Ndërkohë që e vërteta e mesazhit lidhet me faktin se ne dëshironim që ky eveniment të zinte sa më pak vend në hapësirën e medias dhe të thashethemit urban dhe ajo që ndodhi ishte befasuese, sepse në fakt ishte një gjë e mbajtur shumë sekret, jo se do të ndodhë një gjë kaq e madhe, por pikërisht se duam që të ndodhë diçka e thjeshtë. Ne duam të trokasim një gotë me miqtë, dashamirësit tanë brenda një kuadri festiv të përmbajtur. Kur e mora vesh këtë lajm, përveç befasisë ndihesha jo fort mirë në raport me miqtë e të afërmit, në raport me familjen. Këhstu që me ngut shkruajta atë mesazh, i cili u bë thjeshtë për të ndarë këtë lajm me aq sa mundesha në atë moment për miqtë e të afërmit, në mënyrë që të mos e mësonin këtë gjë nga gazetat të nesërmen. Për fat të keq, Olsi është në Tiranë, po s’ka celular, ndaj lajmin për të e lashë në celularin e nënës e më pas bëmë edhe bisedën që duhet ta bënin një ditë më parë, por unë isha e zënë.
Si e ka pritur djali juaj, Gregu këtë lajm?
Gregu është sot një shok dhe mbi të gjitha është një njeri shumë i lirë, i hapur, shumë komunikues, i cili ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në kapërcimin nga adoleshenca në këtë moshë dhe mund të them që e priti me një gëzim të veçantë.
Linda, po vajza jote Rea, si e priti lajmin?
Së pari dua të them që Rea është kuptimi më i madh i jetës sime. Ajo studion arkitekturë, është e vërtetë. Ajo është shumë komunikuese dhe kjo mendoj se është edhe për shkak të asaj që vijimësisht babai i Reas dhe unë kemi bërë, por për shkak edhe të vëmendjes që gjyshërit e Reas që, e kanë rritur kanë treguar për të shumë dashuri. Gjyshërit i kanë dhënë asaj kujdesin dhe të gjithë vëmendjen e tyre, edhe për shak të faktit se unë e babai i Reas na duhej të ktheheshim vonë në shtëpi. Ajo është e drejtpërdrejtë me njerëzit dhe mua kjo më pëlqen. Unë kështu kam qenë me të dhe kur e kemi trajtuar këtë bisedë. Ajo është e gëzuar. Unë mendoj që fëmijët janë të gëzuar kur prindërit janë të gëzuar dhe të lumtuar. Rea është një fëmijë e rritur me një kujdes të veçnatë dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë e lumtur dhe e gëzuar.
Si të pëlqen Edi i veshur si më parë ekstravagant apo tani?
Kjo është një pyetje e vështirë, jo për t’ju përgjigjur. Unë mendoj që Edi ekstravagant ishte shumë mirë në atë kohë, por sot është shumë mirë kështu. Ndonjëherë duket sikur politika e ka bërë ndryshe. Ajo që bënte Edi më parë ishte liri, sot i ka marrë rrobat, ngjyrat i ka varur në dollap. Do të doja që kjo të ndodhte përsëri.
Zoti Rama, sa do të influencojë Linda Rama në vendimarrjen tuaj politike?
Është e sigurt që Linda është gjysma ime më e mirë dhe padyshim që ne bisedojmë për shumë çështje. Padyshim që unë i dëgjoj me vëmendje ç’ka Linda më thotë, por po ashtu nuk ka dyshim që Linda është një njeri shumë i dhënë pas punëve të saj, të cilat i ka me shumë pasion, pas kërkimeve të saj e jetës në universitet. Jam i bindur që duke qenë e distancuar nga arena e betejes së përditshme politike, do të jetë një mbështetje shumë e mirë, dhe njëkohësisht do të jetë edhe një pikë referimi e domosdoshme për të mbajtur ekuilibrin mes domosdoshmërisë për të marrë vendime të atypëratyshme dhe për të ruajtur disa vlera e parime që politika kërcënon t’i shkatërrojë.
Linda, a do luani ju një rol politik?
Absolutisht jo. Unë nuk do luaj një rol në politikë. Unë mendoj se do jem një mbështetëse shpirtërore shumë e mirë.
Zonja Basha, modeli i grave të para në politikën shqiptare, me përjashtim të zonjës Teuta Topi, që shquhet për profilin e saj diskret, të tjerat kanë pëlqyer t’i fusin hundët në punët politike të burrave. Cili do të ishte modeli juaj në jetën publike?
Më lejo të mos bie dakord, për kategorizimin që u bëtë grave të drejtuesve të politikës në këto vite. Unë besoj se të jesh grua që merresh me politikë është një sakrificë tejet e madhe. Por Unë mendoj se ajo që do bëj unë është mbështetja shpirtërore e Edi Ramës.
A jeni anëtare e ndonjë partie dhe a do bëheni anëtare e Partisë Socialiste?
Nuk jam anëtare e ndonjë partie dhe nuk do bëhesha anëtare e PS-së. Unë mendoj se mjafton që një anëtar i familjes të jetë politikan.
Po ju zoti Rama si mendoni?
PS ka edhe simpatizantë dhe mbështetës. Besoj se në familjen tonë ka kush e bën propagandën e partisë, kështu që nuk ma ha mendja se do shtrohet ndonjëherë ky problem.
Si e njihni ju Edi Ramën dhe cili është vlerësimi që keni edhe pas akuzave që janë hedhur ndaj tij?
Edi, i pikturuar në të gjitha sulmet që ka patur në politikë në të vërtetë nuk ka të ngjarë me Edin e vërtetë, apo që njoh unë. Është tejet e vështirë sot të parashtroj cilësitë e Edit. Sigurisht e kam shumë të vështirë, sepse më duket sikur lëvdoj njeriun e dashur timin. Mendoj se me faktin që, me një bindje të plotë jam ulur në krah të Edi Ramës, them se është e mjaftueshme të lexohet mendimi im. Nëse do të përpiqesha të nxirrja cilësitë më të spikatura, mund të them se është shumë njerëzor dhe shumë komunikues. I ka shumë pozitive këto dy gjëra. S’besoj se sot është dita të bëjmë një analizë të tillë.
Po ndonjë të metë ka Edi?
S’ka njerëz perfektë. Kjo është arsyeja që prindërit edhe sot që ne jemi prindër vetë na thonë bëje kështu e mos e bëj ashtu. Unë mendoj që njeriu mjafton të ketë vullnetin që të shikojë ku janë të metat dhe t’i korrigjojë ato.
A keni votuar për PD-në në të shkuarën?
Unë gjithmonë kam votuar sa herë janë bërë zgjedhje në Shqipëri. Sepse të votosh është një gjë shumë e rëndësishme. Votën e respektoj shumë. Unë kam votuar sa herë që në Shqipoëri ka patur votime.
A e keni votuar Edi Ramën, kur s’e kishit njohur?
Unë Edi Ramën nuk e kam votuar se e kam njohur, por e kam njohur se e kam votuar.
Pse e keni votuar atëherë?
Për të njëjtën arsye që e kanë votuar shumë të tjerë. Ne ndajmë shpesh mendime të njëjta. E shohim botën njëlloj. Ne diskutojmë tema që kanë lidhje me arsimin, shëndetin. E kemi në të përditshmen tonë që të shkëmbejmë edhe libra dhe të ndajmë edhe mendimet për to, sigurisht brenda hapësirave që kemi.
Zoti Rama, pse e keni zgjatur periudhën e beqarisë. A keni pritur njeriun e duhur?
Sigurisht që e kam ndjerë në numrin e pafund të mesazheve të urimeve që ky fakt, kjo ngjarje ka krijuar një energji pozitive një ndjenjë gëzimi, posaçërisht tek miqtë, pse jo edhe tek shumë të tjerë që janë edhe të panjohur. Jam shumë i kënaqur për këtë. Përsa i përket kohës kur kjo ndodhi, nuk është një gjë që ka të bëjë më faktin nëse kam pritur apo jam ngutur. Kjo nuk është me të ngutur apo me të pritur, por është me të ngjitur. Në rastin konkret jemi në një komplimentaritet të plotë.
Marrëdhënia jonë është e tillë që ka një dashuri të veçantë dhe një mirëkuptim të thellë, por sigurisht ka sfidën e debatit e të argumentuarit lidhur me shumëçka. Nuk është abusolutisht e vërtetë që mes nesh polika është në qendër të bisedës. Kjo ndodh në raste shumë të veçanta. Do të dëshiroja që të më mirëkuptonin të gjithë që edhe fakti që jemi sot në këtë studio është shprehje e kuriozitetit dhe e interesimit të shumë njerëzve. Kjo nuk është diçka që ne dëshirojmë të ndodhë shpesh dhe unë do të dëshiroja ta theksoja se ka një jetë personale të njeriut, e cila sidoqoftë meriton të ruhet dhe të respektohet, por në rastin tim kjo është jashtëzakonisht e vështirë. Megjithatë unë e Linda do bëjmë të gjitha përpjekjet që jetën tonë private ta mbajmë larg kamerave, ta mbajmë larg thashethemit urban.
S’mund të thoni që martesa me zonjën Basha s’do ndryshojë diçka në profilin tuaj politik?
Lidhja jonë ndryshon diçka shpirtërore dhe kjo është gjithçka. Politika është pasioni im, por jeta është me e gjerë se politika.
Ku do të banojë çifti Rama?
Në Tiranë. Ne do të banojmë me qera në një apartament te ish-Ekspozita.
Zoti Rama, prapë jeni shumë pranë nënës suaj, Anetës?
Linda: Tirana është e vogël. Diku këtu pranë do jemi.
Rama: Keni zgjedhur një pyetje që më kujton atë këngën që thotë e para është nëna, e dyta më je ti. Unë jam shumë i lumtur që jam mes këtyre dy grave kaq të rëndësishme të jetës time. Dhe është kënaqësi që gjeografikisht jemi shumë afër.
A e keni ftuar zotin Ben Blushin në dasëm?
Ben Blushi është miku im dhe pa asnjë dyshim është nga të ftuarit e mi.
Po zotin Islami?
Është një bashkëpunëtor i imi dhe do e ftoj me shumë dëshirë.
Zoti Berisha ju ka uruar disa herë për dasmën. A do e ftonit atë?
Nuk ka lidhje. Ajo që do të bëjmë ne është një festë shumë e thjeshtë dhe të jashtëzakonshme e bën numri i të ftuarve që janë miqtë dhe dashamirësit tanë.
Shumë më kanë thënë për një mesazh që është shpërndarë nëpër telefona, ku thuhet se Linda e Edi, dasmën do ta bëjmë ne Pezë. Është e vërtetë?
Rama: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në tiranë
Kush do t’i paguajë kostot e dasmës?
Linda: Të dy do t’i paguajmë. Ceremonia është e përbashkët dhe kostoja është e të dyve. Por, ceremonia është e thjeshtë.
A do të ketë një muaj mjalti. Ku do ta kaloni atë?
Linda: Jo, nuk do ketë një muaj mjalti dhe unë besoj se Edi duhet të jetë në krye të punës së tij. Ditë për pushime ka plot.
Zonja Rama e ruajtët këtë diskrecion, ishit shumë e rezervuar edhe në këtë intervistë. A do a do të ruani këtë profil?
Kjo javë dhe kjo ditë është një rrethanë shumë e veçantë në jetën e një njeriu. Dhe kjo nuk ka ndodhur për shkakun tim. Nuk është zgjedhja ime që kamerat janë drejtuar nga unë. Dhe unë do ruaj dëshirën që të jem larg ose të mos jem në qendër të vëmendjes së publikut. Por, ama do jem krah tij, sa herë kjo të jetë e domosdoshme dhe ansnjëherë kur, kjo të mos jetë e domosdoshme. Do përpiqem të lehtësoj të përditshmen e Edit, ashtu siç bën çdo grua.
(Intervista eshte marre mbreme ne
emisionin "Top Story" te gazetarit
Sokol Balla, Top Channel)
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›