E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Halimi Sme perjashtuan nga RTSH-ja ika vete

TIRANE-Nuk jam perjashtuar nga ai festival por jam terhequr me vetdeshire. Keshtu eshte shprehur dje kengetarja kosovare Linda Halimi sa i takon mospjesemarrjes se saj ne festivalin e Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare pas publikimit te djeshem te lajmit se ajo eshte perjashtuar pergjigja e saj qe e prere dhe kundershtuese. Sic duket e zhgenjyer nga incidentet e ndodhura se fundmi me evenimentet muzikore ne Tirane ne nje reagim te shkurter ajo mohon qe te kete qene Keshilli i Radiotelevizionit Shqiptar qe e ka perjashtuar nga pjesemarrja ne kete konkurrim fituesi i te cilit perfaqeson Shqiperine ne Eurosong.
Reagimi
Dje ne nje interviste per Gazeten poeti Agim Doci teksa rrefente shqetesimin per vjedhjen e hipotekes se tij ne RTSH foli edhe per akuzen qe Linda Halimi ka bere per festivalin e fundvitit duke thene se cmimi i pare eshte i shitur. Doci u shpreh se ajo eshte perjashtuar dhe se askush nuk duhej te hidhte balte mbi TVSH-ne. E perjashtuar nga festivali i Kenges ne RTSH dhe pak dite me pare edhe nga Kenga Magjike duket se Shqiperia po i ve bllok Linda Halimit. Ne te dy evenimentet e kenges ku ajo vendosi te merrte pjese incidentet me organizatoret bene qe Linda te mos konkurronte. Por cili ka qene reagimi i kengetares se re dhe te talentuar mbi kete deklarate te Docit E pyetur nese i eshte komunikuar vendimi i perjashtimit per shkak te akuzes se saj dhe si e priti kete vendim dhe a ka nje reagim per ate cfare ndodhi ajo u shpreh Une nuk kam asgje per te shtuar pervec se te them qe nuk jam e perjashtuar nga ai festival por jam terhequr me vetdeshire Perkundrazi edhe kur kam folur organizatoret prape me kane thene te mendoje dhe nje here dhe se mund te vij ne festival serish nese une do te kisha deshire. Une nuk kam dashur te kthehem me Por gjithsesi kjo ka pak rendesi tani Normalisht qe do kete reagime kur te dale dicka e madhe e tille ne shesh. Pra Linda jo vetem qe nuk eshte penduar per ate qe ka thene por ka protestuar duke mos marre pjese dhe me tej rikonfirmon idene e saj kur shprehet se normalisht qe do kete reagime kur te dale dicka e madhe ne shesh.
Akuza dhe kenga
Pak dite me pare ne statusin e saj ne Facebook Linda Halimi shkruante se cmimi i pare i Festivalit te fundvitit eshte shitur...I uroj cmimin e pare Alban Skenderajt dhe Miriam Canit ne RTSH 2010... Sia vlejne gjithe ato harxhime e mundime per te bere show per fituesit tashme. Duke marre shkas nga ky status i saj nje gazete e perditshme e publikoi lajmin e akuzes se Lindes per parregullsi. Edmond Zhulali qe shprehur se ajo paragjykon ndersa vete Alban Skenderaj tha se gjithnje sulmohen artistet favorite. Ne edicionin e 49-te te festivalit ne RTSH Linda Halimi do te merrte pjese me kengen e titulluar Nuk e kam pritur.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›