E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poeti liriko-epik i muzikes

Tonin Harapi eshte muzikanti tipik liriko-epik. Por une ne punen time jam i prire te studioj dhe rikujtoj vlerat e tij te medha kryesisht ne planin lirik pa anashkaluar ato te planit epik. Me ka impresionuar gjithmone lirika e puneve te Harapit. Tonin Harapi ishte kompozitori tipik lirik. Lirizmi si rryme muzikore filozofi menyre e te perceptuarit te realitetit ka domethenie ne punet e Harapit. Harapi e perjeton mendon artikulon dhe e shkruan lirizmin ne muziken e tij duke i dhene kuptim ketij fenomeni procesi.

Kompozitori Tonin Harapi gjate procesit krijues ne muzike u be nje me shpirtin e poezise. Per Harapin muzika kishte natyren e poezise pse jo edhe te piktures. Sic duket ai kur krijonte kompozonte i mendonte tingujt si fjale dhe ngjyra. Vepra e tij ne pergjithesi ka shijen e poezise ne planin estetik si perceptim shqisor ne planin artistik si artikulim ne planin gjuhesor ka shume domethenie dhe lidhje fjalish me togfjalesha muzikore dhe fjalite ndermjet tyre.

Akil Koci studiuesi nga Kosova ka shkruar te Permasat e personalitetit te Harapit se Tonini theksonte ndash mund te hasesh edhe ndonje shprehje me kuptim te figurshem si tingellime harmonike cka nis ti afrohet me shume konceptit tim. Pastaj e hidhte fjalen tek nje perkufizim i cili sipas tij ne veshtrim te pare dukej sikur nuk kishte ndonje lidhje me muziken e megjithate ka dicka qe bashkon mendimet dhe ndjenjat e mia vecanti sidomos e poezise rrjedhoje e perkembimeve alternimeve ritmit kadences dhe tingellimes intonacionit te vargjeve.

Igor Stravinski kompozitori ekspresionist i madh rus me ane te perceptimit shqisor dhe imagjinates u pershtati tingujve muzikore edhe ngjyren perkatese. Megjithese ne rastin e Harapit kemi te bejme me nje kompozitor realist me baze perceptimin shqisor ne punet e tij ka edhe elemente ekspresioniste lidhjen tingull-ngjyre-fjale nje ekspresionizem ndoshta i pashpallur latent. Shprehja ekspresioni eshte personale por edhe edukohet dhe formohet si pjese e psikologjise kulturore. Formimi ne shkollen ruse i dha mundesine Harapit qe te kishte nje perceptim te vecante per muziken si rezultat i edukimit dhe formimit te tij. E gjithe vepra e tij per piano orkester dhe ajo vokale tingellojne si poezi te mirefillta. Ai i vinte gjuhes muzikore tingujve ritmin e poezise. Ai bashkonte vargun me noten fjalen me melodine. Teknika pianistike pavaresisht ritmit te shpejte ose te ngadalte realiste apo ekspresioniste jep gjithmone mesazhe poetike madje gjuhesore. Muzika e Harapit flet komunikon me degjuesit. Prandaj Harapi eshte konsideruar si nje prej kompozitoreve me te dashur shqiptare. Prandaj mund te quhet Poeti liriko-epik i muzikes sepse komunikoi me degjuesit e tij nepermjet artit lirikes dhe epikes se tij si me fjale duke i dhene kuptim artit te tij.

Harapi shprehej Po perpiqem - u thoshte me modesti te pranishmeve kolege studente apo edhe thjesht amatore te muzikes - te shfaq ndonje mendim se si e shoh une muzikalitetin. Akil Koci.

Semiotika e Tonin Harapit muzika-fjale fjali

Semiotika e muzikes studion natyren simbolike komunikative te muzikes shijen e saj. Harapi ne te gjithe artin e tij shquhet edhe si nje kompozitor poet semiotik shenjor. Para se te studioja semiotiken shpesh e kam pyetur veten se si ka mundesi qe arti i tij eshte aq i thjeshte komunikativ por edhe shume i thelle dhe mistik mos kemi te bejme me nje kontradikte kuptimore Prandaj do te perpiqem te shtjelloj dometheniet dhe domethenesit e lirikes dhe epikes se Harapit. Qellimi im eshte qe muzikes se Harapit ti gjejme dhe shijojme kuptimin i cili do te na coje drejt mendjes dhe shpirtit te tij ikones se tij. Pavaresisht se muzika shprehet ne forme sintaksore qe eshte menyra e lidhjes se fjaleve muzikore ne fjali po muzikore muzika e Harapit mund te konsiderohet edhe si pikture peizazh prandaj eshte i domosdoshem edhe kuptimi i saj. Koloriti i tingujve dhe perspektiva e melodise harmonia e tingujve-fjale-ngjyre te japin pershtypjen e nje peizazhi personazhi ose grup personazhesh piktorik.

Mbresa qe na le muzika e Tonin Harapit nuk ka te beje vetem me permasat e gjinise ne te cilen kompozon por ajo mund te perftoje qofte edhe brenda disa casteve nje imazh aq te vecante te vizatuar me aq elegance. A. Koci

Ne qofte se muzika e Jakoves eshte shume terapeutike muzika e Harapit eshte gjuhesore vizatuese perceptuese ka tekst dhe kontekst domethenie dhe domethenes.

Para dy vitesh kam takuar nje kritik arti te madh italian dhe pasi biseduam per artin ne pergjithesi dhe ate muzikor ne vecanti me tha Eumlshte shume e rendesishme qe te promovoni gjithmone arritjet lokale pavaresisht se ato kane marre vlera kombetare e nderkombetare. Pavaresisht se Tonin Harapi aktivitetin e tij e zhvilloi ne Tirane dhe studioi ne Moske ai i takon te gjithe Shqiperise por ne vecanti qytetit te lindjes Shkodres qe eshte pavetedija e tij prejardhja e tij. Ne kete kontekst dua qe te rikujtoj disa personalitete te shquara te artit te cilet fillimet e tyre i kane marre tek arketipi i tyre lokal pikerisht Shkodra. Sot do te shkruaj sic e thashe ne fillim per nje muzikant te vertete shkodran dhe shqiptar Tonin Harapi qe qendron ne Olimpin e kompozitoreve shqiptare dhe vepra e tij dallohet per nje frymemarrje te gjere me cilesi te vecanta artistike. Mesazhi i muzikes se Harapit eshte mjaft terheqes eshte mesazh i nje arti muzikor i menduar si poezi e artikuluar ne forme te perkryer. Muzika e Harapit eshte tipike artikulative. Per Tonin Harapin tingulli ka vleren e fjales.

Ai kishte nje frymezim te mirefillte te cilin e percolli ne gjini nga me te larmishmet.

Tonin Harapi eshte muzikanti tipik liriko-epik. Por une ne punen time jam i prire te studioj dhe rikujtoj vlerat e tij te medha kryesisht ne planin lirik pa anashkaluar ato te planit epik. Me ka impresionuar gjithmone lirika e puneve te Harapit. Tonin Harapi ishte kompozitori tipik lirik. Lirizmi si rryme muzikore filozofi menyre e te perceptuarit te realitetit ka domethenie ne punet e Harapit. Harapi e perjeton mendon artikulon dhe e shkruan lirizmin ne muziken e tij duke i dhene kuptim ketij fenomeni procesi.

Kengetaret sipas Tonin Harapit kur luanin ariet dhe kenget duhej te fitonin edhe tiparet e aftesite e nje aktori lirik per te cilin misherimi i personazhit gjithmone i paraprinte bukurise se kenges apo te aries. Lidhur me kete te fundit Tonin Harapi mendonte se i vetmi dallim midis aktorit dramatik dhe atij lirik eshte se i pari shprehet duke folur ndersa i dyti duke kenduar por te dy e kane per detyre te luajne ne skene. Akil Koci.

Tonin Harapi tregonte te njejtin seriozitet si ne kompozimin e temave lirike ashtu edhe te atyre epike.

Poezia lirike eshte forme e poezise me skema ritmike qe shpreh emocione personale dhe ndjenja. Ne kohet antike poezite lirike kendoheshin te shoqeruara nga lira.

Epike prej Greqise se lashte epos do te thote fjale histori poeme.

Keto percaktime nga historia e letersise dhe dijes boterore dhe lirika dhe epika kombetare jane udherrefyeset e muzikes se Harapit e krijimit te poezise lirike muzikore. Eumlshte pikerisht kjo filozofi qe krijoi idene e muzikes liriko-epike tek mjeshtri i muzikes-fjale duke e bere poet te muzikes. Tonin Harapi e imagjinonte dhe perceptonte poezine lirike kombetare e cila eshte mjaft e pasur artistikisht dhe shpirterisht.

Ja se cfare shkruan Nasho Jorgaqi per poezine lirike shqiptare per lidhjen fjale-muzike domethenie domethenes

Ne perfytyrimin tim poezia lirike shqipe gjithnje i ka perngjare nje orkestre e cila ka perftuar muzike te shpirtit e te botes shqiptare. Nje muzike te fuqishme dhe delikate qe me ka tingelluar e ekzekutuar sa nga instrumentet kombetare si fyelli e zurnaja lahuta e ciftelia aq dhe nga instrumente universale si violina e flauti kitara e lira e deri te buria e trumbeta. Prof. Nasho Jorgaqi Meditime per poezine lirike shqipe nga Botimet Shqiptare me 2010.

E solla kete shembull per te kuptuar perceptimin e shkrimtarit per termin lirike e fjales te cilen e kupton si muzike.

Dihet se ne arsenalin e cdo letersie lirika perben shkallen me te larte te ndjeshmerise poetike. Ajo eshte poezia e poezise rinia e saj e perjetshme. Poetet qe e frymezuan Harapin per artin e tij lirik pa dyshim ishin Buzuku De Rada G. Dara P. Vasa N. Mjeda Gj. Fishta Cajupi Asdreni dhe epiket si Fishta Naim Frasheri.

Forma letrare si soneti balada pastoralja dhe kanconi dhe metri ndikuan gjithashtu tek poezia muzikore e Harapit duke i dhene shpesh muzikes se tij nepermjet theksave te caktuar ritem strofash.

Pra lirika gjinia e letersise artistike e cila perfshin veprat qe shprehin ne vargje ndjenjat shqetesimet deshirat e perjetimet e tjera te poetit muzikantit te kompozitorit eshte e pranishme ne punet e Harapit. Ajo perben shkallen me te larte te ndjeshmerise muzikore.

Lirika poetike eshte baza e krijimit te muzikes poetike te Harapit. Ne kundershtim me Jorgaqin tingulli per Harapin ishte fjale muzika ishte poezi.

Ne punen time nuk dua te bej analizen historikun dhe kritiken e veprave per piano dhe orkester te T. Harapit dhe vepres se tij ne pergjithesi. Qellimi im eshte te analizoj elementet lirike dhe epike te Toninit te kthyer ne muzike si poezi dhe cilat ishin ata elemente psikologjike qe ndikuan tek ky lirizem tipik shqiptar pse jo universal. Ne te gjithe artin e tij ai pershkruan me nje lirizem te thelle tipik natyren psikologjine virtytet njerezore filozofine e qytetit te tij dhe ate kombetare.

Vepra e tij i eshte e perkushtuar totalisht artit e atdheut pjese e lirikes patriotike qytetare e pse jo dashurore. Harapi krijoi nje muzike te cilen sa here e degjojme bindemi se eshte mbeshtetur ne tabanin kombetar ne motive popullore. Poeti i tingujve nuk la motiv imazh peizazh te Shkodres dhe te Shqiperise pa muzikuar poetizuar gjuhesuar. Ai u dha ketyre fenomeneve lirine shansin per ti kuptuar prandaj lirizmi i tij eshte shume domethenes komunikativ.

Ai i frymezuar nga letersia lirika klasike romantike evropiane dhe shqiptare historia dhe legjendat tipike kombetare arrin te transmetoje nepermjet tingujve te instrumenteve dhe orkestres ate pjese te shpirtit te tij shume te brishte dhe mjaft lirik te lire jo te nderlikuar. Muzika e tij eshte qartesisht lirike. Ne kete lirizem natyrisht degjohen qarte dhe kuptohen edhe shqetesimet e tij per njerezit kombin qytetin e tij. Tonin ishte tipik inteligjent. Kjo inteligjence lirike dallohet qarte ne punet e tij me natyre lirike. Arti ka ne strukturen e tij edhe inteligjencen njerezore. Punet e Harapit shquhen per frymezim fantazi dhe inteligjence muzikore qe eshte inteligjence poetike

Tonin Harapi me gjuhen e pasur artistike na sjell shpirtin melodioz duke krijuar imazhe te qarta e te kuptueshme qe frymezojne dhe sipas rastit shqetesojne. Akil Koci.

Harapi ka qene i pranishem ne te gjithe gamen e zhanreve te muzikes duke filluar nga kenga ne frymen e muzikes popullore argetuese klasike e deri ne ato me te sofistikuarat ne muziken e dhomes simfonike dhe skenike.

Ai ka qene nje artist i lindur me nje muzikalitet te pashoq e me nje zgjuarsi te madhe.

Lirizmi i tij vjen si pasoje e shpirtit te tij mendjes se tij dhe formimit dhe edukimit te tij. Ai formimin muzikor e mori nga muzika serioze por eshte interesant fakti qe lirizmi tij eshte tipik shqiptar shkodran i ka rrenjet maksimalisht edhe tek arketipi i tij.

Tonin Harapi i gjuheson pjeset e tij. Muzika e Tonin Harapit shoqerohet nga nje sintakse e mirefillte. Ne te gjitha veprat e tij fjalite muzikore u ngjajne fjalive kryesore dhe nenrenditese fjalise se gjuhes se shkruar. Ne punet e Harapit gjithmone me nje gjuhe simbolike sic shprehet muzika dallohen qarte vecorite e perdorimit te pjeseve te ndryshme te ligjerates muzikore ne fjali.

Nepermjet liriko-epikes ne nje rekuiem ai i kendoi lirise dhe optimizmit por autori per te pershkruar vuajtjet njerezore iu drejtua muzikes sacra tek e cila perpiqet qe te shprehe vuajtjet po edhe perseri lirizmin epizmin njerezor si p.sh. tek pjesa Libera me thirrje balade per liri e demokraci e tij njerezve te tij dhe e te gjithe kombit te tij.

Rekuiemin e ka 24 pjese Introitus Dies irae dhe Rex tremendae pastaj Kyrie Sanctus Qui Marionabsouti Lacrimosa Tuba mirum Sanctus me tej Benedictus Agnus Di Lux aeterna dhe Libera me.

Harapi femijerine dhe vitet e para te rinise i kaloi ne nje mjedis traditash muzikore sic ishte qyteti i Shkodres me muzikante te tille si Paloke Kurti Frano Ndoja Martin Gjoka Mikel Koliqi Zef Shestani Prenke Jakova etj. Keta te fundit ishin edhe mesuesit e tij te muzikes dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshem gjate kohes qe studionte ne Seminarin Papnor te jezuiteve ne Shkoder. Por meqenese pas Luftes se Dyte Boterore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike Tonin Harapit iu desh te ushtrohej ne pianon e tij si autodidakt deri ne vitin 1947 kur rifilloi studimet ne Liceun Artistik ne Tirane me pedagoge te tjere te njohur te asaj kohe si Lola Gjoka Tonin Guraziu Kostantin Trako etj. Si autodidakt vazhdoi te studionte e te shkruante edhe ne Shkoder e Gjirokaster gjate sherbimit ushtarak derisa u lejua me ne fund te shkonte per studime te larta ne Konservatorin Cajkovski te Moskes 1959 ku mundi te qendronte vetem per dy vjet.

Tonin Harapi lindi ne vitin 1926 dhe vdiq ne vitin 1992

Dom Mikel Koliqi dhe Harapi

Tonin Harapi i ri ne moshe ka pasur marredhenie shume te mira me Dom Mikelin. Ai e ndihmonte Dom Mikelin duke luajtur ne harmonium. Krahas muzikes Harapi mesonte edhe teologji dhe filozofi. Ne momentin e arrestimit te Dom Mikelit nga forcat e Sigurimit ai ishte prezent dhe me inteligjencen e tij shpeton ne veper te Dom Mikelit te titulluar Rozafa. Ja sic e pershkruan Gjon Simoni kete ngjarje

Ne janar te vitit 1946 nje i ri 20-vjecar hyri si zakonisht ne qelen e famullise se Shkodres. Ai vazhdonte te mesonte nga Dom Mikeli filozofi-teologji pra po pergatitej per te hyre ne rrugen e meshtarise. Gjate kesaj periudhe si muzikant i talentuar qe ishte ai ndihmonte Dom Mikelin duke e zevendesuar ne drejtimin e korit te Katedrales dhe duke bere shoqerimin me harmonium.

Ate dite sapo hyri ne ndertese e kuptoi menjehere se po ngjante dicka e pazakonte po kontrollonin forcat e Sigurimit te Shtetit. Megjithate ai hyri ne studion e Dom Mikelit. Qe andej pa Dom Mikelin te arrestuar ne dhomen prane ku agjentet e Sigurimit vazhdonin te rremonin ne mes te britmave te egra Mor ti Cdo ti ketu Ik tutje Pse e keni lene kete njeri te hyje

Tonin Harapi mori te dilte kur mbi piano i zuri syri nje dosje mbi te cilen ishte shkruar me germa te medha Rozafa. Pa ngurruar fare mori shpejt dosjen me vete i vetedijshem se po shpetonte nga humbja e sigurt nje copez te kultures sone kombetare dhe doli menjehere nga qela. Ne ate dosje kishte disa numra muzikore nga tri melodramat. Ai i ruajti keto doreshkrime muzikore pothuajse nje gjysme shekulli me shume guxim sepse po ti zbulonte Sigurimi dhe po te keqesohej me shume pozicioni i tij politik qe dhe ashtu ishte shume i dobet gjate diktatures pasojat mund te ishin shume te rrezikshme. Pas disa vitesh kur u lirua per se dyti nga burgu Dom Mikeli T. Harapi shkoi per ta pare dhe deshi tia kthente doreshkrimet e ruajtura por ky i fundit i tha Keto te perkasin ty sepse ti u kujdese per to gjate gjithe ketyre viteve. Pas Dom Mikelit vendin e dirigjentit ose kapelmeisterit dhe te organistit e zuri per pak kohe Tonin Harapi. Tek ky i ri Dom Mikeli kishte varur shpresa te medha madje ishte i sigurt se kishte gjetur pasardhesin e shkelqyer jo vetem per ti dorezuar shkopin e dirigjentit dhe vendin por edhe per ti besuar drejtimin e Veprimit Katolik te te gjitha moshave.

Jeta u kthye ne drejtim te kundert por edhe pse nuk mundi te vazhdonte rrugen e zgjedhur Tonin Harapi vazhdoi aktivitetin artistik duke u bere nje nga figurat me te shquara te muzikes sone. Gjithashtu me sjelljen e tij ai u be shembull i etikes artistike dhe jo vetem artistike. Qe shembull i edukates shoqerore i miresjelljes dhe i kultures tipare te rrenjosura nga edukata qe mori nga mjedisi shoqeror dhe shkollor ku u formua. Keshtu Dom Mikeli sido qe ne nje menyre krejt tjeter pa te realizuar tek nxenesi i vet shpresat dhe parashikimet e veta.

Marre nga libri Simfonia e nje jete - Kardinal Mikel Koliqi te shkruar nga Gjon Simoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›