E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli i ri i Adriatikut dyert per investime te huaja

Shqiperia eshte vetem 45 milje larg Shqiperise permes Otrantos por gjithmone eshte dukur sikur ajo eshte me vite larg. Ky vend ballkanik ka mbajtur fshehur disa sekrete jo vetem kilometrat e bregdetit te mrekullueshem jonian dhe te Adriatikut por edhe peizazhit qe dhurojne majat e larta te maleve. Tani vendi eshte i hapur per investime te huaja nderkohe qe Ministria e Turizmit raporton shifra perhere e ne rritje te turisteve. Qyteti i Sarandes po njeh zhvillimin e ndertimeve qe kane cmime te volitshme. British Airways kryen udhetime te rregullta nga Britania e Madhe ne drejtim te Tiranes qe shkon rreth tre ore. Aeroporti nderkombetar Nene Tereza eshte rikonstruktuar prej disa kohesh. Biznesmene nga vende te ndryshme po vijne ne Shqiperi duke shtuar nevojen per shtepi te mira per vendasit dhe te huajt dhe njeherazi duke e shnderruar tregun e pronave ne Tirane ne interes te investitoreve te huaj thote Bernard Ellis nga kompania britanike qe merret me blerjen e provave shqiptare. Sipas Ellis qyteti ka gjithashtu mjaft universitete dhe akademi gje qe i jep atij nje freski rinore nga gjalleria e studenteve. Liqeni artificial i Tiranes planifikohet te ndryshoje pamjen permes studios arkitekturore te Roterdamit MVRDV. Nje zone rreth ketij liqeni do te ndertohet per shtepite tarracat pishinat publike fushat e lojerave te ndryshme sportive si dhe ura per te ecur mbi ato qe quhen rete blu. Ne kete park Tirana Rocks eshte nje seri ndertesash te ndertuara me lloje te ndryshme guresh qe ngjajne si nje formacion gjigant. Aqua Gardens jane gjithashtu pjese e zhvillimit te rezidencave te ketij liqeni me studio nje ose dy dhoma ne apartament dhe pishine. Cmimet variojne nga 30 mije paund per nje studio dhe rreth 60 mije paund per apartamente me dy dhoma. Ato shiten permes kompanive te pasurive te paluajtshme ne Shqiperi. Bleresit britanike qe duan nje shtepi pushimi mund te kerkojne pergjate bregut te detit ne pika si Durresi qe ndodhet vetem 35 minuta larg aeroportit qytet qe eshte si shtepia e dyte per banoret e Tiranes. Ne veri te Durresit arkitektet e studios Woods Bagot qe jane perfshire me projekte ne Dubai Qipro Londer dhe Liverpul jane firma e pare angleze qe dizajnojne nje zhvillim prane detit resortin e Gjirit te Lalzit. Me pajisjet qe perfshije spa pishina fusha sporti restorante bare dhe dyqane ketu apartamentet variojne nga 44 mije paund deri ne 2045 mije paund per vila me disa dhoma. Me ne jug ndodhet Saranda nje pike e rendesishme turistike e vendosur prane maleve dhe detit jonian me nje klime mesdhetare restorante e bare pafund. Ato qe kane mbetur nga qyteti antik i Butrintit nje sit i trashegimise boterore qe mbrohet nga UNESCO ndodhet fare prane Sarandes. Riviera shqiptare me sakte rruga nga Saranda ne parkun e Llogarase eshte e mrekullueshme thote Ismet Terziu nga nje kompani e pronave te paluajtshme ne Shqiperi. Nje kompleks i ri apartamentesh me pamje nga ishulli i Korfuzit ne gjirin e Sarandes po ndertohet ne qytet me cmime qe variojne nga 33. 4 mije paund nderkohe qe 60 per qind e apartamenteve jane shitur tashme. Paul Collins botues i webfaqes buyassociation.co.uk qe ofron keshilla per blerjet jashte vendit rekomandon qe bleresit duhet te njohin tregun vendas dhe ate nderkombetar te turizmit te shohin se cfare qeveria eshte duke bere per inkurajimin e vizitoreve te huaj si dhe te jene realiste per potencialet e investimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›