E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Halimi dhe ''fabrika e hiteve"

Këngëtarja Linda Halimi, ka pakësuar paraqitjet në skenën muzikore shqiptare, pas publikimit të videoklipit ‘’I just wanna” përmes të cilit synonte tregun ndërkombëtar.

Duket se ajo tashmë ka prekur një nga ëndërrat e shumë këngëtareve të reja, duke aritur marrëveshje me një studio të famshme muzikore.
Halimi ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka filluar incizimin e albumit të ri në studion muzikore “The Hit Factory”, ku kane incizuar emra të njohur në muzikën botërore, duke filluar nga Aerosmith e deri tek Rihanna.

Këngëtarja 22 vjeçare ka bërë te ditur gjithashtu se ky album do të publikohet në SHBA, Evripë e Azi, duke shpresuar edhe në tregun Australian.

Halimi  është shpërngulur për n Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tani jeton me njeriun e saj të zemrës reperin amerikan Big D.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›