Për islam, braktis muzikën

Këngëtarja amerikane Janet Jackson raportohet të ketë braktisur muzikën dhe të jetë konvertuar në muslimane, pas martesës me Wissam Al Mana.
Së fundmi, këngëtarja 46 vjeçare rralloi daljet e saj në koncerte dhe paraqitjet e saj publike.
Jackson dhe biznesmeni miliarder publikisht pranuan lidhjen e kurorës së tyre në shkurt të këtij viti, ndërsa u martuan në një ceremoni të fshehtë gjatë vitit te kaluar, pas lidhjes 3 vjeçare.
Mediat në SHBA shkruajnë se këngëtarja po përgaditet për zhvendosje në Lindjen e Mesme, për të jetuar me bashkëshortin e saj.
Në familjen Jackson ka disa anëtarë që kanë pranuar islamin si fe të tyre, ndërsa shumë herë ishte raportuar se edhe mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ishte konvertuar në musliman. /Indeksonline/