Durrës, shfrytëzonin femrat si prostituta, në pranga 6 persona

Në sajë të një operacioni policor të koduar "Ura e Dajlanit",në qytetin bregdetar u arrit të goditet një grup i cili merrej me shfrytëzimin dhe ushtrimin e prostitucionit në këtë zonë. Në orën 23.30 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese i shtetasve:
1-Xhemal Bruka, 20 vjec, lindur ne Kukes e banues ne Laknas Tirane.
2-Alfred Bruka (i vëllai), 27 vjec, lindur ne Kukes e banues ne Laknas Tirane.
3-Ermal Sula, 21 vjec, lindur ne Kukes e banues ne Paskuqan Tirane.
4-Osman Sava, 44 vjec, lindur në Diber e banues ne Plazh Durres.
Nga struktura Kundër Trafiqeve është kryer dokumentimi me prova ligjore i faktit se shtetasit e mësipërm, nën presionin e dhunës fizike, kanë detyruar te dilte në rrugë dhe prostituonte një 37-vjecare nga Tirana.
Gjithashtu u krye arrestimi ne flagrance për ushtrim prostitucioni i 30-vjecares E.K., banuese ne Malesi e Madhe, pasi rreth ores 19.00 eshte kapur ne flagrance tek Ura e Dajlanit ne Plazh, duke ushtruar prostitucion.
U proceduan penalisht ne gjendje te lire për ushtrim prostitucioni:
-37-vjecarja R.D, e cila u la në gjendje të lirë si nënë e një fëmije të mitur
-Shtetasi J.D., 44 vjec, banues ne Shkozet
Këta shtetas rreth ores 20.00, ne Shkozet, janë kapur ne flagrance duke ushtruar prostitucion.
Materialet hetimore lidhur me këtë rast iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.