E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Prokurorëve, Rama: Asnjë kompromis me krimin

Zero kompromis ndaj krimit, ta luftojmë fort atë. Kjo ka qenë thirrja e prokurores së Përgjithshme Ina Rama drejtuar Prokurorëve, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri në punën e tyre të përditshme.

“Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira por ka vend për përmirësime. Ndaj është vendi për t`i drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë”, deklaroi Kryeprokurorja e Përgjithshme.

6 anëtarë të rinj do të zgjidhen në mbledhjen e sotme të Këshillit të Prokurorisë, të cilët janë aktualisht pjesë aktive e punës së organit më të lartë të akuzës në vendin tonë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›