Linda Rama ka blerë apartament në Bllok me 280 euro metri katror
Bashkëshortes së Edi Ramës, nuk i mjafton një faqe për deklaratën e pasurisë
Linda Ramës nuk i mjafton një faqe e deklaratës së pasurisë, për “të hedhur”, të gjitha pasuritë e saj, të tundshme e të patundshme. Për këtë, e ka “shtrirë” deklarimin e saj në dy faqe.
Gjithë ato prona, apartamente, troje, llogari bankare, hua të dhëna e të marra, përveçse mundin që ka hequr Linda Rama, gjatë plotësimit të deklaratës, janë një dëshmi e pjesës së varfër të shqiptarëve, që ajo përfaqëson, qoftë nga pozitat e bashkëjetesës me kreun e opozitës, qoftë edhe nga projektet, për lehtësimin e varfërisë në Shqipëri, me OJQ-në e saj.
Në një vështrim “ndryshe” të deklaratës së pasurisë së Linda Ramës, bie në sy sa “zemërgjerë” janë treguar “shitësit” e pasurive të patundshme, sa që duken se ia kanë falur Linda Ramës. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet se një apartament në bllok ajo e ka blerë me rreth 280 euro për metë katrorë, ndërsa një garazh e ka blerë me më pak se 210 euro metri katror… Pa folur këtu për “zemërgjerësinë” e “shitësit’ të tokës në Surrel, që e ka bërë bashkëpronare Linda Ramën me 4483.4 metër katrorë tokë, për një çmim prej më pak se 240 lekë (të reja).