E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi TAP, British Petroleum nxit Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë të nënshkruajnë memorandumin final

24-01-2013 / Gazeta 55

British Petroleum, aksionari më i madh i konsorciumit Shah Deniz, vlerëson marrëveshjen ndërqeveritare mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë si dhe inkurajon për konkludimin e marrëveshjeve në kohë për realizimin e TAP përpara atij të NABUCCO

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP ka marrë vlerësime nga drejtuesit më të lartë të British Petroleum, një nga aksioneret më të mëdha të konsorciumit Shah Deniz. Zëvendës presidenti i BP Al Cook shprehet se “me TAP marrëveshjet kanë nisur që në muajin maj dhe janë më të avancuara duke qenë në avantazh kohor prej 6 muajsh”. “Me NABUCCO-n na duhet ende të përfundojmë detajet e fundit të projektit dhe na duhet të rikuperojmë vonesat thotë”- thotë Cook. “Jemi të impresionuar nga marrëveshjet ndërqeveritare të ndërmarra nga Shqipëria, Italia e Greqia”- vijon Cook, por ka shtuar se duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të nënshkruhet memorandumi final, përndryshe TAP do ta ketë të vështirë të përballet me NABUCCO-n. Të gjitha marrëveshjet me Europën duhet të përfundojnë brenda muajit maj pasi  në qershor na duhet të zgjedhim se cilin tubacion duhet të përdorim NABUCCO apo TAP.
Konsorciumi i Shah Deniz i udhëhequr nga BP ka nisur fazën e dytë të zhvillimit të tubacionit në detin Kaspik Kemi bërë shumë progres dhe aktualisht jemi në fazën më të avancuar të projektit. Sinjalet e progresit janë të dukshme, janë pajisje të shtrenjta dhe të vështira për tu instaluar në një det të mbyllur siç është Kaspiku. Prodhimi për tregtimi i gazit do të nis në vitin 2018 dhe në gjashtë muajt e parë të nisjes së prodhimit, BE do të furnizohet me gaz. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›