E Hënë, 2 Nëntor 2026

Linda Rama në panelin e Forumit Ndërkombëtar të Investimeve: Shqipëria ka bërë përparim të madh

Skepticizmi për faktin se është gruaja e kryeministrit e ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve – kështu u shpreh Linda Rama gjatë një interviste të dhënë në Forumin Ndërkombëtar FII. Teksa iu përgjigj pyetjeve në forum, ajo tha se është përpjekur të ruajë një identitet profesional dhe personal, ndonëse kjo ka qenë shumë e vështirë.

“Kuptova se duhet të ruaja identitetin tim profesional. Ishte shumë e vështirë, u thosha të gjithëve se jam e njëjta, do të punoj njësoj si më parë. Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë. Është e vështirë t’i bindësh njerëzit se mund të bësh shumë gjëra në aspektin humanitar,” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, Linda Rama theksoi se që nga rënia e regjimit komunist, Shqipëria ka bërë përparim të madh:

“Në 35 vite, jemi ne brezat e rinj të asaj kohe që arritëm të fitojmë kohën e humbur të prindërve tanë, për shkak të mungesës së mundësive që ata patën dhe për të dalë nga komunizmi. Gjithçka që po ndodh sot po lë gjurmë për brezat e rinj. Duhet të kujdesemi që të rinjtë të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ecur përpara”, tha ajo.

Tre karakteristikat kryesore të Shqipërisë, sipas Linda Ramës, janë:

“E para është diversiteti, në tri nivele: ai i natyrës, ai kulturor dhe ai i besimit fetar. E dyta është dinamizmi emi një komb shumë energjik, edhe tronditjet nuk na tronditin, sepse jemi shumë vitalë. E treta është devocioni, jemi shumë të përkushtuar ndaj familjes, vendit dhe botës.”, renditi ajo.

Ndër të tjera, Linda Rama komentoi edhe mandatin e katërt që shqiptarët i dhanë bashkëshortit të saj në zgjedhjet e 11 majit:

“Ndjeva se po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë.”

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›