E Hënë, 2 Nëntor 2026

Skema e subvencioneve në bujqësi, në Gjirokastër aplikime të shumta për naftën

Në qarkun e Gjirokastrës, fermerët po vazhdojnë me ritme të larta aplikimet për të përfituar nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Interesi këtë vit është veçanërisht i madh, sidomos për subvencionet që lidhen me sektorin e blegtorisë dhe mbështetjen me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

“Tek skena e naftës deri tani kanë aplikuar 1030 fermerë. Nëse i referohemi kuotës së vitit të kaluar kanë qenë 1440 aplikantë. Deri në fund të periudhës mendohet që kjo shifër do të arrihet. Ndërsa për skemat e tjera, për të imëtat, aplikantët pothuajse i kanë mbyllur aplikimet. Jemi thuajse në ato shifra si në vitin e kaluar”, tha Balil Bineri Specialist i Bujqësisë.

Kosta Dinaj blegtor nga fshati Shëntodhëri i Gjirokastrës prej disa vitesh ka përfituar nga skemat mbështetëse. Për të kjo është një ndihme ekonomike për të përballuar vështirësitë.

“Për bagëtitë kemi aplikuar çdo vit. Blejmë tokat që kullosim. Kanë shumë shpenzime. Kemi vite që marrim”, u shpreh Kosta Dinaj, blegtor.

Aplikimet për Skemat Kombëtare në Bujqësi do të jenë të hapura deri në datë 30 maj 2025.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›