Mungesa e qershisë në treg, temperaturat e ulëta frenojnë prodhimin vendas

Ndryshe nga vitet e kaluara, ku prodhimi i qershisë ishte i bollshëm, këtë vit ka një mungesë të theksuar. Si pasojë, edhe çmimi ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 600 lekë për kilogram.
Ardit Keçi, tregtar në tregun agro-ushqimor, tregon se ky vit ka qenë i dobët për sa i përket prodhimit të qershisë.
“Kur qershia ishte në lulëzim temperaturat ishin të ulëta dhe për këtë arsye kemi mungesë të saj”, u shpreh fermeri Ardit Keçi.
Në vitet e kaluara kishte prodhim të bollshëm, dhe çmimi ishte rreth 200-300 lekë për kilogram, më i pranueshëm për konsumatorët.
“Vitet e tjera ka pasur qershi më bollëk dhe çmimi ka qenë shumë i arsyeshëm”, u shpreh fermeri.
Aktualisht, në tezgat e tregut vërehen kryesisht prodhime vendore, sidomos perime të ndryshme që janë në sezon dhe me furnizim më të qëndrueshëm.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/