E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inxhinieri qe rivalizon mesuesen. Beteja e forte mes PD-se dhe PS-se

Gara

Nje burre kunder nje gruaje. Nje inxhinier qe rivalizon ndaj nje mesueseje te njohur qe tashme eshte edhe administratore me pervoje. Nje gare e paster politike qe profilizohet e tille midis dy forcave kundershtare te pastra ne vend. Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Koalicioni i majte kandidon ne njesine numer 1 nje nga politikanet me te rendesishme te saj qe eshte edhe anetare e kryesise qendrore te Partise Socialiste. Nga ana tjeter zonja Lindita Nikolla eshte edhe kryetarja ne fuqi e njesise bashkiake numer 1 ne kryeqytet. Ndersa Partia Demokratike qe nuk e ka fituar asnjehere njesine numer 1 synon ta marre me nje kandidature te re qe eshte Agron Seseri me profesion inxhinier elektrik. Ndryshimi i kandidatures ne momentin e fundit tregon se gara per PD-ne cilesohet e forte. Gjithsesi nga rivalet nuk ka pasur deri tani batuta te forta ndaj njeri-tjetrit qe parashikon edhe nje gare me te qete. Por gjithcka eshte ne fillimet e saj dhe duke u nisur nga incidentet e ndodhura ne zonat e tjera te vendit duhen pritur zhvillimet ne vijim. Njesia numer 1 nuk ka perfaqesuar ndonje bastion te paster politik por eshte fakt qe PD-ja nuk e ka marre ate as ne 2003-shin edhe pse i shkoi afer as ne 2007-n. Ndryshe nga disa njesi te tjera te Tiranes ku selia blu u ka dhene hapesire aleateve te tyre te LSI-se PR-se dhe DPIU-se ne njesine numer 1 ka vendosur nje kandidature te sajen duke krijuar nje mundesi edhe per nje ballafaqim me te profilizuar politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›