E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindita Nikolla: Situata e tensionuar në veri të Kosovës nuk i shërben dialogut Prishtinë-Beograd

Lindita Nikolla: Situata e tensionuar në veri të Kosovës nuk i

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Nikolla shprehet se kjo situatë e krijuar nuk i shërben procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shkruan se e vetmja mënyrë drejt njohjes së Kosovës dhe paqes në rajon, është vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në të cilin janë përfshirë SHBA dhe BE për të monitoruar dhe për të bërë të mundur normalzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon”, shkroi Lindita Nikolla.

Kujtojmë që situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi disa qytetarë serbë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri për të penguar hyrjen e kryetarëve në zyra. Si pasojë pesë persona janë lënduar nga përplasja mes autoriteteve dhe protestuesve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›