E Diel, 1 Nëntor 2026

Laert Haxhiu lirohet nga akuzat në Greqi, Gjykata e Janinës cakton arrest në burg për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë

Laert Haxhiu lirohet nga akuzat në Greqi, Gjykata e Janinës cakton

Gjykata e Janinës ka dhënë masën “ arrest me burg” me 40 ditë afat për 31-vjeçarin Laert Haxhiu në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për esktradim. Ndërkohë, sipas mediave vendase mësohet se është liruar nga tre akuzat në shtetin grek që rëndonin mbi të, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi.

I pranishëm në seancë ishte avokati shqiptar me nënshtetësi greke Detar Hysi, i cili tha se kilenti i tij, Laert Haxhiu, nuk i pranon akuzat për vrasjen në Lusnjë në 2017 me dy të vdekur dhe dy të plagosur dhe se nuk dëshiron të ekstradohet në autoritetet shqiptare dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. Pritet që dosja të shkojë në Bordin e Apelit kompetent të cilët do të vendosin pro ose kundër ekstradimit të 31-vjeçarit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Laert Haxhiu ra në prangat e Policisë ditën e hënë. Në momentin e arrestimit i riu shqiptar ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, Juxhin Barjami nga Delvina dhe një 22-vjeçar shqiptar. Juxhin Bajrami nuk është një emër i panjohur, pasi në 2021 ka mbetur i plagosur në një atentat në një karburant në Nikaia, ku u ekzekutua me armë zjarri kushëriri i tij, Marius Diamanti 37 vjec. 37-vjeçari akuzohet se kishte vrarë një trafikant droge belg në Athinë në 2020. Po ashtu shqiptari 22-vjeçari shqiptar i kapur në të njëjtin mjet në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, do të deportohet brenda pak orësh në Shqipëri. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Juxhin Bajrami kishte ardhur pikërisht nga Athina për të marrë Laert Haxhiun dhe shqiptarin tjetër që ishte më të, pasi këta dy të fundit sapo kishin kaluar kufirin ilegalisht. Dyshimet janë se 31 vjeçari ka qenë gjatë gjithë kohës i fshehur në Shqipëri dhe ditët e fundit kishte kaluar kufirin drejt Greqisë.

Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa në kërkim ishte dhe Laert Haxhiu. Këta tre persona janë shpallur fajtorë si autorë të ngjarjes së ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Atentati i 2017-ës, i cili mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Breshëritë e kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›