Iliret nje paragjykim po nderron

Pas dhjete vjet kerkimesh ne Risan te Malit te Zi zhvendoset ne Shkoder ekspedita polake nen drejtimin e prof. Piotr Dyczek Shpresojme te gjejme gjurme te qyteteve ilire
Qendra e Kerkimeve Arkeologjike e Universitetit te Varshaves e zhvendos ekspediten dhjetevjecare ne Risan te Malit te Zi nje kryeqender e mbreterise Ilire nen drejtimin e Teutes 230-228 p.e.s zhvendoset ne maj 2011 ne Shkoder rreze kalase deri poshte ne Drin.
Prof. Piotr Dyczek prezanton rendesine e kesaj ekspedite e cila peruron mision per gjurmimin e rrenojave ilire per te konfirmuar nje mentalitet qe sapo ka filluar te nderroje. Prof. Dyczek thote se paraqitja e deritanishme e pasardhesve te shqiptare si primitive eshte e kundert me ate qe po deshmon arkeologjia.
Lajmi per nenshkrimin e marreveshjes me Universitetin e Tiranes per pese vjet germime ne Shkoder u shoqerua me ekspoziten Iliret ne Evropen pa kufij e hapur ne Muzeut Kombetar Historik ne Tirane. Aty prezantohen imazhe nga germimet ne Risan afer Kotorit ne Mal te Zi.
Prof. Dicek ju po njoftimi lajmin e rralle per publikun vendas fillimin e germimeve ne gjurme te mbretereshes ilire Teuta ne Shkoder kur ne fakt nga njerezit flitet per boten ilire me nje gjuhe te pabesueshme.
Se pari dua tju informoj se qendra ime arkeologjike qe funksionon ne kuader te Universitetit te Varshaves realizon germime ne Rusi Bullgari dhe Mal te Zi dhe specializimin im i ngushte eshte arkeologjia klasike.
Ne vitin 2000 rektori i Universitetit te Varshaves u takua me ambasadorin amerikan Kristofer Hill ne Poloni por edhe ne Shqiperi dikur. Ishte koha kur administrata amerikane kishte planin e ndihmes per Ballkanin. Hill pyeti cfare mund te bente ky universitet per Ballkanin.
Atehere Hill me tha Ti je arkeolog arkeologjia eshte celesi i te tera shkencave. Ishim para dilemes te ndihmonim Malin e zi apo Serbine. Atehere Polonia smund te ndihmonte Serbine qe ishte ne perzhitjen e luftes.
U vendos marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Kultures se malit te zi. Shkuam atje per te percaktuar vendin e germimeve. Na dhane gjashte vende per te studiuar. Kur u ndodhem ne Risan duke u nisur nga peizazhi i thashe rektorit Ketu nuk do levizim prej ketej.
Per mua ishte interesante sepse specializimi im i pare ka qene kultura e Minonit dhe Arthur Evans ka bere germime ne Knosos ai ka punuar me pare ne Risan. Aty zbuluam nje thesar 4600 monedha.
Nga pervoja dhjetevjecare ne Risan me cfare qellimi shkoni ne Shkoder cfare shpresoni
Isha takuar dikur me Neritan Ceken. Erdhi nje dite qe u ritakuam dhe me pyeti ku doni te germoni
Duke u nisur nga fakti qe Risani ka qene kryeqendra e mbretereshes ilire Teuta atehere une mendova qe vendi me i mire per te vazhduar do te jete Shkodra.
Erdha kete vere me bashkepunetore te mi dhe vendosem qe ne maj 2011 te fillojme germimet aty. Beme formalitetet nenshkruam kontraten perkatese me ministrine e Kultures.
Shkodra ka qene kryeqender ilire por germime per kete periudhe nuk jane bere kryesisht kane qene germime qe jane marre me periudhen e vone romake. Ne shpresojme te zbulojme qytete ilire ne Shkoder. Qellimi yne eshte qe edhe te sjellim studente shqiptare atje qe te kene mundesi te punojne ne kete fushe. Do te jete rast i mire edhe per studentet polake.
Cili eshte pellgu i germimeve
Dime qe ne rreze te kalase se Rozafes ka qene qyteti i poshtem kete areal do kapim deri ne breg te Drinit pjesa e poshtme e kalase. Duke qene se eshte nje siperfaqe e gjere do te perdorim metodat gjeofizike qe do te fotografojne ne thellesi per te gjetur gjurme qe te lokalizohen me sakte germimet.
Aty eshte kalaja qe mban emrin e nje gruaje nderkohe ju vini nga germimet per historine qe ka emrin e nje gruaje Teuta. Ne nje hapesire kaq te ngushte miti i dy grave.
Ne ne Poloni i duam shume femrat qesh. Pelqejme femrat e cliruara dhe pikerisht ne te dyja keto raste kemi te bejme me femra te vendosura.
Dimee nga historia qe ne periudhen ilire femrat kane luajtur nje rol determinues.
Per zonen ilire Teuta eshte megjithate nje perjashtim.
Si e karakterizoni jo vetem per rolin si udheheqese
Teuta perben nje rast fare unikal qe ne fiset ilire nje femer te dilte e para. Jo vetem qe ishte mbretereshe por ajo arriti ti shpallte lufte edhe Romes.
Domethene ne sjelljen e saj ka elemente me shume se mashkullore me shume se prijesi. Ne tekstet tona te historise kur une kam qene student kemi mesuar qe me perjashtim te Hanibalit ajo ishte e vetmja qe arriti ti shpalle lufte Romes.
Ne njefare kuptimi ajo e fitoi luften qe humbi me Romen. Rezultatet e triumfit erdhen me vone sepse ia la fronin te birit i cili arriti te beje marreveshje me Romen dhe fale kesaj Iliria u zhvillua me tej.
Po te perdorim nje terminologji te stome ajo ishte nje burre shteti ne kohen e vet. Ishte njekohesisht dhe patriote e madhe sepse perballe superfuqise se Romes arriti te mbijetonte dhe ti jepte vendit mundesi per zhvillim. Teuta i siguroi Ilirise se atehershme pavaresine dhe zhvillim per 70 vjet me radhe. Duhej te kalonin 70 vjet qe Roma te ulej kembekryq ne tokat ilire.
Imazhin e saj si e perfytyroni
Ajo ka kryer nje rol te ngjashem me ate te Kleopatres ne Egjypt por ne nuk e dime akoma si dukej ajo me te vertete. Nuk kemi akoma nje pamje te vertete te saj reale. Vetem e perfytyrojme.
Ne Risan tame ne gjurme te mbretit Balajos. Artur Evans zbuloi i pari 14 monedhat e para te ketij mbreti. Pararendesi i tij ishte mbreti Gent perderisa ky arriti te shtypte monedhen e vet konkludojme qe ka qene mbret i fuqishem. Per mungese te burimeve te shkruara Evans e kishte te veshtire te deshifronte rendesine e ketij mbreti. Ai ka pasur nje territor mjaft te gjere.
Nese kryeqendra e tij ishte ne Risan zoterimet e tij perfshinin gjysmen e Kroacise dhe gjysmen e Shqiperise njekohesisht. Gjate germimeve tona gjetem rreth njemije monedha te ketij mbreti cka na shtyu te mendonim qe aty ka qene vendi i prodhimit te monedhave. Balajosi mund te kete jetuar ne shek. II para eres sone. Vetem vitin e shkuar ne zbuluam 4600 monedha 12 kg ne nje vazo te madhe.
Te gjitha i takonin ketij mbreti me perjashtim te njeres. Kjo na detyroi te shtyheshim ne kohe dhe beri qe ajo histori e mbreterimit ilirik te hyje me thelle ne histori. Kjo shpjegon ne njefare menyre edhe zhvendosjen e mbretereshes Teute nga Shkodra ne Risan per te pervetesuar kete thesar qe gjetem qe te mund ti shpallte lufte Romes.
Me germimet tona mendojme me modesti se kemi sjelle nje sherbim te madh kemi zbuluar ekzistencen e nje mbreti te ndermjetem Balajos per cka nuk dihej fare nga materialet e deritanishme.
Ne qofte se deri tani kishim informacion se mbreteresha Teute kishte nje shtet te fuqishem me keto zbulime i bie qe struktura shteterore ka qene edhe para Teutes domethene qe formacionet ilire kane qene te organizuara edhe para saj. Jemi te prirur te mendojme se iliret kane jetuar mire.
Ne qofte se deri para pak kohesh ka ekzistuar mendimi se iliret kane qene primitive dhe kane qene greket ata qe kane imponuar kulturen e tyre zbulimet e tanishme tregojne se iliret kane qene po aq te zhvilluar e te kulturuar dhe kane pasur formacionin e tyre te pavarur.
Ne keto 20 vitet e tranzicionit shqiptaret sidomos ata ne emigrim kane treguar se sa te nevojshem e ka identiteti o sotem shqiptar te strehohet tek kjo bote e lashte. Do ti kenaqnit po do tu jepnit nje shprese te gjithe ketyre me qellimin e ekspedites suaj
Patjeter qe kane te drejte identifikohen me paraardhesit e tyre. Ne i kemi vene ekspozites titullin Iliret ne Evropen pa kufij sepse shqiptaret vazhdojne te luftojne te qendrojne mbi kembet e veta.
Terreni eshte pjeserisht i rrethuar me uje cfare metodash do te perdorni ne keto germime
Me pare duhet te bejme fotografimet satelitore nga ajri per te percaktuar me saktesisht zonen perderisa ne kemi si objekt per gjetur qendra ilire. Do te kerkojme nga fotografite atje ku jane nyjet e ketyre gjurmeve. Nga pikepamja shkencore i kemi te qarta te gjitha. Me kete projekt qellimi eshte qe te ndihmojme edhe popullsine vendase me shume per turizem.
Ka ngjallur kundershti nga fqinjet projekti juaj
Pa dyshim qe po. Me mire te mos flasim per keto gjera.