Lindja e Krishtit, besimtarët e krishterë kremtojnë ardhjen e shpëtimtarit
Tiranë- Miliona katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar mesnatën e 24 dhjetorit dhe mëngjesin e 25 dhjetorit lindjen e shpëtimtarit të botës, Jezu Krishtit!
Sakaq 25 dhjetori është dita më e shënuar në besimin e krishterë dhe mijëra besimtarë janë mbledhur në katedralën e Shën Palit në Tiranë për të pritur ardhjen e Mësisë.
Orët e para të ditës së martë mijëra besimtarë katolikë kishin mbushur ambintetë e kishës e shumë të tjerë e ndoqën meshën jashtë saj apo përmes ekraneve të televizorit.
Arkipeshkvi katolik Imzot Rrok Miridta, i cili mbajti edhe meshën duke e cilësuar Krishtlindjen si ndër momentet më kyçe të kalendarit kristian, i uroi besimtarët për më shumë paqe, harmoni e mirësi me njëri-tjetrin.
Pema e Krishtlindjes dhe shkëmbimi i dhuratave janë simbolika kryesore e kësaj meshe të shenjtë. Ndërkohë mëngjesin e 25 dhjetorit ortodoksët kanë mbajtur meshën për lindjen e Krishtit në kishën ortodokse. Mesha u mbajt nga Anastas Janullatos, i cili përcolli mesazhe durimi, paqeje dhe begatie mes besimtarëve ortodoks.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: