E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta çame, mbështetje nga diaspora – dokumenti do i dorëzohet Senatit dhe Kongresit amerikan

24-12-2012 / Gazeta 55

Shoqata Shqiptaro Amerikane dhe Federata Panshqiptare “Vatra” - Dega në Detroit përkrahin Rezolutën për njohjen e të gjitha të drejtave për shqiptarët çamë etnik në Greqi dhe këto dy subjekte kombëtare kërkojnë që Rezoluta të dërgohet në Kongresin Amerikan në Uashington
 
Rezoluta e përgatitur nga deputet e Qarkut të Vlorës Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së dhe Dashamir Tahiri të paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë (Rezoluta për Çamërinë), paraqet një nga ngjarjet më sublime dhe me frymë kombëtare kushtuar krahinës shqiptare si pjesa më e dhimbshme e kombit dhe Shqipërisë, që këto dy subjekte kombëtare në Amerikë e përkrahin pa rezervë dhe kërkojnë të vëhet nënshkrimi i tyre.
Tërë fryma e kësaj rezolute e para e këtij lloji që nga vitet e ankesimit të Çamërisë nga Greqia(1913),më të drejtë kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë restaurimin dhe njohjen e plotë të gjitha të drejtave të shqiptarëve etnikë çamë në Greqi,të paraqitura në të gjitha pikat e këtij testamenti siç thuhet të atyre mijëra shqiptarëve të krahinës shqiptare të Çamërisë që u vranë,u masakruan dhe u dëbuan me dhunë nga toka e tyre.
Rezoluta për Çamërinë, thuhet në përkrahjen shqiptaro-amerikane, shpalos para opinionit orët e dhimbshme historike të popullit shqiptar çamë dhe senzibilizimin e problemit të mëshehur nën regjimin e çelësit të kishës ortodokse dhe të pushtetit helen në Athinë.Koha e së drejtës po troket në dyert dhe ndërgjegjën shqiptare të paralamentarëve dhe të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit shqiptar,të trojeve etnike dhe në diasporën në botë dhe SHBA,thonë në përkrahjen shqiptaro-amerikanët në Çikago dhe Detroit.
Po e themi pa hamendje se gjenocidi grek përmes formacioneve ushtarake të gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva ndaj popullit shqiptar çamë paraqet Holokaustin e dytë pas atij heberej të orkestruar nga dora fashiste hitleriane që ende nuk ka marrë denimin e merituar në Ballkan dhe,siç trumbetohet në qarqet helene,kjo nuk është çështje historike,thonë zëshëm për opinionin subjektet kombëtare në SHBA.Preveza thonë më të drejtë PDIU-ja,është çështje e hapur dhe shumë e re,për 68 vjetë më parë ndërsa çamët nuk kërkojnë të shkojnë në Athinë,por kërkojnë Prevezën,atje ku i kanë patur baballarët çamë të trojeve shqiptare.
Çështja e Çamërisë po fillon rrugëtimin në Tiranë e duhet të vazhdojë për miratim e përkrahje në tovolinën e kacelarive të diplomacive dhe mekanizmave ndërkombëtar në Bruksel dhe Uashington,ndërkaq asociacionet kombëtare dhe të lobimit LQSHA-ja (Joe Dioguardi), të Federtës Panshqiptare “Vatra” dhe SHSHA-ja do të jenë në krah të përkrahjes së Rezoluzës për çështjen e pa zgjidhur të Çamërisë dhe kërkojnë nga subjekti politik (PDIU) që bashkarisht të bëjnë të mundurën 13 pikat e kësaj rezolute të hynë në Senat dhe Kongresin Amerikan për shqyrtim të gjithanshëm. Shteti Amerikan, thuhet në fund të kësaj përkrahjeje, është çelësi i zgjidhje së drejtë dhe me tërë mekanizmat demokratik, politik dhe diplomatik për çështjen e hapjes së derës për çamët në Çamërinë e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›