Pelegrinët kremtuan lindjen e Jezusit, në kishën 1700-vjeçare në Betlehem
Betlehem- Mijëra pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota janë duke festuar lindjen e Jezusit në Betlehem.
Dita kulmoi me turmën e mbërritur për Krishtlindje në kishën 1700-vjeçare të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi lindi.
Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romake në Jerusalem shprehu mbështetjen e tij për një shtet palestinez.
Ndërkohë në Vatikan, Papa Benedikti XVI mbajti meshën tradicionale në bazilikën e Shën Pjetrit.
Papa u kërkoi të krishterët të “gjenin kohë dhe vend për Zotin në jetën e tyre”. Benedikti u lut që izraelitët dhe palestinezët të jenë në gjendje të jetojnë jetën e tyre në paqe. Ai gjithashtu u lut për paqe në Liban, Siri dhe Irak.
Më vonë të martën, Papa do të japë mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes në qytetin e Romës dhe për botën (Urbi et Orbi). Të hënën, Patriarku Latin Fouad Twal tha se këto Krishtlindje do të jenë një festë e “lindjes së Krishtit, Zotit tonë dhe lindja e shtetit të Palestinës”.

Kremtimet në Betlehem
Patriarku, i cili ka lindur në Jordani, udhëhoqi një procesion simbolik nga Qyteti i Vjetër i Jeruzalemit në qytetin e Bregut Perëndimor, duke kaluar nëpër pengesa ndarje dhe pikë-ndërtesa izraelite.
Patriarku vonë mbajti meshën në Kishën e Lindjes. ”Nga ky vend i shenjtë, ftoj politikanët dhe burrat me vullnetin e mirë për të punuar me vendosmëri për paqen dhe pajtimin që përfshin palestinezët dhe izraelitët, në mes të të gjitha vuajtjeve në Lindjen e Mesme”,- tha ai.
Mesha në Betlehem
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abas ka qenë i pranishëm në meshë. Në nëntor, Kombet e Bashkuara përmirësuan gjendjen e palestinezëve me atë të një statusi të shtetit vëzhgues, çka u kundërshtua fort nga Izraeli.
Pelegrinë në Betlehem
Kisha e Lindjes së Jezusit është e vendosur në një zonë të Bregut Perëndimor e qeverisur nga Autoriteti Palestinez. Në qershor kisha u listua zyrtarisht një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s.
Ndizen qirinj në Betlehem
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: