E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindja e Mesme, Vestervele apelon për qetësi

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele u bëri thirrrje si palestinezëve ashtu edhe izraelitëve, të ruajnë qetësinë e të mos ndërmarrin sipas tij, veprime të nxituara.
"Izraeli dhe Autoriteti Palestinez nuk duhet të ndërmarrin veprime të nxituara dhe të njëanëshme që tensionojnë situatën, jo vetëm mes tyre, por në të gjithë rajonin", tha ministri gjerman.
Deklarata është bërë në vigjilje të takimit dy ditor që do të mbajnë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në Sopot të Polonisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›