Minatorët, protesta deri sa të mblidhet Parlamenti
Minatorët e Bulqizës kanë vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në arritjen e një marrëveshje me kompaninë ACR.
Minatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat, konkretisht deri ditën e hënë, nga ora 07.00 deri në orën 15.00, deri në mbledhjen e Parlamentit. Minatorët kanë kërkuar që qeveria të rishikojë statusin e minatorit dhe të vendosë në vend dinjitetin e punëtoreve të minierave, duke përfshirë këtu kërkesat e parashtruara kohë më parë, ku bëjnë pjesë rritja e pagave, ulja e moshës së pensionit, përmirësimin e kushteve të punës.
Dhe një herë tashmë është bërë e qartë se nëqoftëse nuk do të ketë një nënshkrim të marrëveshjes, atëherë protestat do të përshkallëzohen më tej, deri në marrjen e një vendimi pozitiv.