E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni per asgjesimin e Osames nderthuri aftesite e zbulimit me ato ushtarake

Ne mes te nates komandot amerikane elite ndoshta te shoqeruarame operative T CIA-s zbriten nga helikopteret ne nje kompleks ne nje qytet te Pakistanit.  Zyrtaret ushtarake thone se komandot shkuan nga nje ndertese tek tjera duke hapur zjarr. Ata vrane tre burra dhe nje grua e cila u perdor si mburoje para se te arrinin ne katin e siperm te nderteses kryesore te kompleksit.  Atje ata gjeten nje grua tjeter dhe nje burre objektivin e operacionit te tyre Osama bin Laden.

Zyrtaret thone se bin Laden rezistoi dhe u qellua per vdekje nga trupat amerikane. Gruaja e cila besohet te jete nje nga bashkeshortet e tij u plagos.  Pastaj forcat amerikane moren trupin e bin Ladenit shkaterruan nje prej helikoptereve te tyre qe kishte pesuar difekt dhe u larguan. Asnje ushtarak amerikan dhe asnje civil jashte kompleksit nuk u lendua dhe operacioni perfundoi brenda 40 minutash para se forcat pakistaneze te sigurise mund te reagonin.

Michael OHanlon eshte analist me Insitutin Brookings ketu ne Washington.

Mesa duket disa prej problemeve te nivelit te larte qe kemi patur gjate dekadave te fundit jane rregulluar. Kemi nxjerre mesime ne nivele te larta te komandes se si duhet te pergatitesh per veprime te tilla.

Analisti e ka fjalen per operacionet e deshtura amerikane perfshi perpjekjet per te shpetuar pengjet amerikane ne Iran ne vitin 1980.Eksperti i zbulimit Michael Swetnam me Insitutin Potomak per Kerkime Politike thote se qeveria amerikane u dedikua per te zhvilluar nje aftesi te koordinuar ushtarake dhe zbulimi pas sulmeve terroriste te 2001 ne New York dhe Washington.

Trajnimi i ngushte dhe marredheniet operacionale ndermjet CIA dhe ekipeve te forcave speciale ne ushtri ndertuan nje aftesi opeacionale te fshehte qe mund te beje ate qe bene te dielen. Kjo eshte me e mira e me e mirave elita e elitave. Qe te behet dicka e tille kerkohet shume trajnim dhe disa prej specialisteve me te mire qe ky vend ka.

Letnanti i ushtrise amerikane ne pension Gjenerali James Dublik i cili e filloi karrieren e tij si oficer i Forcave Speciale dhe me pas arriti ne komanden e larte thote se Forcat Speciale ofrojne me shume sesa fuqi ushtarake per nje komandant.

E para jane aftesite e tyre te pabesueshme. Se dyti ata gezojne aftesi te madhe te analizes se zbulimit. Kjo eshte e fshehte e detajuar por nje pune shume e rendesishme. Se treti ata kane nje game te gjere transporti dhe paisjesh luftarake cfare u japin atyre manovrim operacional qe kap siperfaqe te medha nen kushte tejet te fshehta.

Ne kete menyre forcat speciale arriten te fluturonin pa u diktuar me sa duket rreth 150 kilometra nga baza ne Afganistan per ne qytetin pakistanez Abbottabad ne veri te Islamabadit.

Por nje operacion i tille qe duket si nje skene nga filmat e Hollivudit nuk do te kishte ndodhur pa punen e veshtire dhe te detajuar per te analizuar nje sasi te madhe informacionesh per te gjetur disa informacione te rendesishme dhe pastaj ndjekja e ketyre burimeve dhe konfirmimi i tyre.  Kjo eshte nje aftesi qe nuk ekzistonte ne vitin 2001 kur al-Qaida sulmoi Shtetet e Bashkuara.

Zyrtaret thone se disa informacione erdhen nga te ndaluarit e kahershem ne Guantanamo. Michael Swetman me Insitutin Potomak per Kerkimet Politike.

Ky eshte nje shembull i mire se si te ndaluarit dmth ata qe jane marre ne pyetje na kane dhene informacione qe mundesuan suksese. Vlera e informatave te nxjerra do te jete e vyeshme per vite te tera.

Michael OHanlon me Insitutin Brookings thote se vazhdimi i marrjes ne pyetje te te ndaluarve ne Guantanamo sebashku me informata te tjera dhe analizat qe pasojne i tejkaluan perpjekjet e bin Ladenit per te menjanuar zbulimin nga mjetet te tjera te teknologjise se larte.

Bin Laden kishte aftesi te fshihej dhe tregoi dinakeri duke mos u diktuar nga transmetimet elektronike sapo e kuptoi aftesite tona per zbulimin ne kete fushe. Gjetja e tij edhe pse pas nje dekade eshte nje arritje qe duhet vleresuar.

Megjithate ekspertet jane dakord se pavaresisht sulmit te sukseshem kunder Osama bin Ladenit kjo nuk i jep fund luftes se udhehequr nga Shtetet e Bashkuara kunder al-Qaides dhe grupeve te tjera terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›