E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindja e Mesme rinis dialogu per paqen

Bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme kanë rifilluar pasi negociatorët izraelitë dhe ata palestinezë darkuan në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Zoti Kerry deklaroi se ishte një moment “shumë, shumë i veçantë”, pasi negociatorët mënjanuan rregullin tradicional në muajin e Ramazanit. Më herët presidenti amerikan Barack Obama mirëpriti nisjen e bisedimeve, por paralajmëroi se palët duhet të marrin “vendime të vështira”. Dialogu rifilloi pas tre vjetësh, pasi Izraeli aprovoi lirimin e mbi 100 të burgosurve palestinezë. Të burgosurit, çështja e të cilëve përçau kabinetin izraelit, pritet të lirohen në faza të Lindja e MesmeIzraeli, referendum për paqenPaqe Izrael-Palestinë?Izrael-Palestinë, goditje shpresave për bisedime ndryshme në muajt e ardhshëm. Në pesë muajt e fundit zoti Kerry ka zhvilluar gjashtë vizita zyrtare në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të rifilluar negociatat mes palëve. Në tryezën e së hënës në selinë e Departamentit të Shtetit, zoti Kerry e cilësoi si “të mrekullueshme” ardhjen e negociatorëve në Uashington. Ai tha se gjithçka ishte “shumë, shumë e veçantë” dhe bëri një lojë fjalësh kur tha: “Ata nuk kishin shumë gjëra për të folur”. I ulur përballë zotit Kerry ishte kryenegociatori izraelit, ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni, ndërsa pranë saj homologu palestinez, Saeb Erekat. Edhe ish-ambasadori amerikan në Izrael, Martin Indyk, i caktuar si i dërguari i posaçëm i SHBA për bisedimet, mori pjesë në këtë “iftar”, siç njihet ndryshe vakti tradicional në fund të ditës së agjerimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›