Vdes papritur sulmuesi ekuadorian

Ka ndërruar jetë në mënyrë krejt të papritur, Christian Benitez, ish-sulmuesi ekuadorian i Birmingham-it dhe kombëtares së Ekuadorit.
Benitez, i njohur ndryshe edhe si “Chucho” ndërroi jetë pas një ataku kardiak në Katar, ku ishte transferuar së fundmi për të luajtur me skuadrën El Jaish. Ndeshjen e tij të parë me fanelën e re, ku ishte transferuar për 10 milion euro, sulmuesi ekuadorian e luajti ditën e dielë kundër Qatar Sports Club. Klubi El Jaish njoftoi se pas ndeshjes ai nuk pati asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa ditën e hënë ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta stomaku. Klubi arab shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit duke e quajtur humbjen e parakohëshme të tij si tepër të dhimbshme. / Top Channel