E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindje Perendim Lindje ne garen e mimeve Oskar

Tirane 1 tetor NOA - Filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani eshte perzgjedhur te jete ne garen e mimeve Oskar.

Historia e ciklisteve te cilet vendosen te kthehen ne atdhe ne kohen kur Shqiperia komuniste po rrezonte sistemin e saj diktatorial eshte pelikula qe do te perfaqesoje filmin shqip ne garen e cmimeve Oskar.

Lindje Perendim Lindje i Gjergj Xhuvanit eshte perzgjedhur nga bordi i qendres se filmit per tu bere pjese e konkurrimit ne kandidimet per filmin me te mire te huaj.

Sipas kryetarit te QKK-se Artan Minarolli Lindje-Perendim-Lindje i Gjergj Xhuvanit u perzgjodh ne nje gare me Muaj Mjalti te regjisorit serb Goran Paskaljevic.

Ne kete seksion te cmimeve Oskar marrin pjese rreth 70 filma nga e gjithe bota ku me pas perzgjidhen vetem 20 e nga keta dalin pese te nominuarit kryesore.

Nje vit me pare filmi shqip provoi te konkurronte me filmin Gjalle te Artan Minarollit i cili arriti deri tek perzgjedhja e 20-es.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›